Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin shumë të ndjekur britanik, “The Late Show With Stephen Colbert”.

Ajo ka rrëfyer shumë detaje nga jeta dhe karriera e saj, ku ndër të tjerash ka folur edhe për suksesin e jashtëzakonshëm të albumit të saj të fundit, “Future Nostalgia”.


Dua është dukur bukur dhe tejet tërheqëse e veshur me një fustan të zi të shkurtër, i cili vinte mjaft mirë në pah këmbët e saj atraktive.

dualipa 273184986 120838230477983 6699626538387749302 n

Fustani karakterizohej me një detaj në formë trekëndëshi te pjesa e sipërme dhe një lule të madhe të zezë, gjersa për ta kombinuar shqiptarja kishte veshur një palë çizmet të zeza, të gjata deri në gju.

Ajo ndau disa fotografi me afro 79 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqej duke marrë poza në prapaskenat e emisionit.

dualipa 273201189 308152591376168 2954920073752296927 n

Moderatori i programit, Stephen, tha se kënga e saj “Levitating” ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe e pyeti nëse e dinte kur e kompozoi se kënga do të ishte hiti kryesor i albumit “Future Nostalgia”.

“Patjetër që jo”, tha Dua. "Unë kurrë nuk mund të parashikoj se për cilën këngë njerëzit do të reagojnë më mirë, por ‘Levitating’ ishte kënga e parë që ndihmoi të diktonte pjesën tjetër të albumit”, theksoi 26-vjeçarja.

dualipa 260177994 425657782588872 2236996975620472996 n

Ajo tha se kishte një ndjenjë të fuqishme pasi ishte në studio duke shkruar këngën me Sarah Hudson dhe [Clarence] Coffee, saqë të gjithë u ndjenë aq energjikë dhe të emocionuar më pas. /Telegrafi/

dualipa 260367342 1584820615236372 6055113171366234645 n Foto: Dua Lipa/Instagram

dualipa 273177433 2744220932547859 1647669881818754542 n Foto: Dua Lipa/Instagram

dualipa 273405377 1082325732637021 3575884120195741033 n Foto: Dua Lipa/Instagram