LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa duket marramendëse në paraqitjet me bikini, teksa shijon pushimet me kunatën Bella Hadid në Ibiza

Dua Lipa duket marramendëse në paraqitjet me bikini, teksa shijon pushimet me kunatën Bella Hadid në Ibiza

Ajo së fundmi ka shijuar pushimet në Ibiza me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe motrën e tij Bella.

Dhe Dua Lipa dukej se po e përjetonte ditët më të mira, teksa publikoi një mori fotografish atraktive në Instagramin e saj të enjten, shkruan DailyMail.


Këngëtarja, 25 vjeçe, dukej sensacionale në fotografi teksa kishte veshur një palë bikini ngjyrë vjollce prej mëndafshi, të cilat zbulonin barkun e saj të tonifikuar.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Bella, 24 vjeçe, gjithashtu tregoi figurën e saj trupore teksa kishte veshur një palë bikini ngjyrë portokalli dhe kishte vendosur një shami në kokë të kombinuar me një zinxhir ari rreth barkut të saj.

Dua Lipa vazhdon të sjell fotografi atraktive nga pushimet - mahnit me linjat e tonifikuara të trupit
Lexo po ashtu Dua Lipa vazhdon të sjell fotografi atraktive nga pushimet - mahnit me linjat e tonifikuara të trupit

Supermodelja dhe këngëtarja e hitit “New Rules” shfrytëzuan sa më shumë motin me diell, ndërsa trajtoheshin me nga një pije alkoolike për një pasdite të përbashkët.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Duke vënë në kokë një kapele bejsbolli, Dua i buzëqeshi kamerës teksa tregonte pijen e saj me shije frutash.

Në një tjetër pamje, interpretuesja e hitit “Physical” u shfaq e veshur me një korse të bardhë dhe xhinse të zeza teksa pozonte me flokët e lidhura lart në një model simite.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo e kombinoi pamjen e saj me një palë këpucë të gjelbra, të cilat përputheshin me thonjtë e saj.

Në imazhet e tjera në postimin e bërë nga këngëtarja shqiptare në Instagram, ajo mund të shihet duke shijuar pjesën tjetër të pushimeve me të dashurin dhe motrën e tij.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Dua dukej shumë e lumtur në krahët e Anwarit, 22 vjeç, teksa pozonte me krahun rreth tij në kohën kur shijon një vakt të përbashkët.

Ajo dukej mahnitëse ndërsa kishte veshur një fustan të bardhë, i cili plotësonte lëkurën e saj të sapo nxirë. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother: Një shoumen i vërtetë

Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother: Një shoumen i vërtetë

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Kalo në kategori