LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa duket atraktive me ngjyrat e vjeshtës, ndërsa fotografohet me vjehrrën dhe të dashurin rrugëve të New Yorkut

Dua Lipa duket atraktive me ngjyrat e vjeshtës, ndërsa fotografohet me vjehrrën dhe të dashurin rrugëve të New Yorkut

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë qenë në një lidhje të fortë që nga vera e vitit 2019.

Reklama

Dhe ishte e qartë se këngëtarja e hitit “Hallucinate”, 26 vjeçe, ishte në thelb familjare ndërsa çifti u takua me nënën e Anwarit, Yolanda Hadid, 57 vjeçe, për drekë dhe një shëtitje nëpër New York të martën.

Bukuroshja shqiptaro-britanike dukej si përkufizimi i magjepsjes së vjeshtës ndërsa u pa e veshur me një pallto të gjatë ngjyrë kafe dhe një fund të shkurtër, gjersa pranë kishte edhe qenin e saj, Dexter, shkruan DailyMail.

Duke vazhduar pamjen e saj elegante, Dua kishte veshur edhe një palë çizme të theksuara deri në gju.

Ajo e përfundoi dukjen me një çantë të bukur, vathë dhe syze dielli.

Përveç Lipës, tërheqës dukej edhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, 22 vjeç, i cili tregoi krahët e tij me tatuazhe ndërsa ecte i veshur me një bluzë gri dhe pantallona blu dhe një palë atlete.

Mami Yolanda gjithashtu dukej atraktive, e veshur me një palë geta të zezadhe një bluzë sportive ngjyrë të kaltër të errët.

Megjithëse të tre kanë jetuar në New York për një kohë, dukej se kishin probleme për të gjetur vendin e drekës, në një moment të gjithë u kapën duke parë lokacionin në telefonat e tyre.

Motrat e Anwarit, Gigi dhe Bella Hadid nuk u panë me treshen.

Por gjatë fundjavës familja ishte e gjitha së bashku për të festuar ditëlindjen e parë të vajzës Gigi, Khai.

Ndërsa nuk kalon kohë duke bërë muzikë ose me familjen e saj në New York, Dua është me xhirime në filmin e ardhshëm të zhanrit thriller, “Argylle”.

Xhirimet për filmin e Matthew Vaughn mendohet të kenë filluar muajin e kaluar.

Dua do të luajë së bashku me: Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson në filmin me yje, i cili bazohet në romanin me të njëjtin emër të Ellie Conway.

Skenari flet për spiunin numër një në botë dhe aventurat e tij ndërkombëtare në Amerikë, Londër dhe destinacione të tjera globale.

Përveç aktrimit në film, Dua do të sigurojë edhe rezultatin për filmin e suksesshëm, sipas The Hollywood Reporter.

Dua thuhet se duhej të refuzonte një ftesë në Met Gala të javës së kaluar për shkak të angazhimeve të saj në xhirime. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e 'Miss Elite World 2023'

Magazina
Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Magazina
Dua Lipa shfaqet elegante dhe provokuese në kostumin e kaltër dhe metalik të

Dua Lipa shfaqet elegante dhe provokuese në kostumin e kaltër dhe metalik të "Versace"

Magazina
Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri vazhdojnë të publikojnë fotografi atraktive nga pushimet e përbashkëta në Egjipt

Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri vazhdojnë të publikojnë fotografi atraktive nga pushimet e përbashkëta në Egjipt

Magazina
Rita Ora shihet me shumë stil në Sydneu e shoqëruar nga motra e saj, Elena

Rita Ora shihet me shumë stil në Sydneu e shoqëruar nga motra e saj, Elena

Magazina
Bashkëshortja e Albatrit Muqiqit, Egzona shkëlqen me aksesorë e 'Altinbas Kosova'

Bashkëshortja e Albatrit Muqiqit, Egzona shkëlqen me aksesorë e 'Altinbas Kosova'

Magazina
Kalo në kategori