LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa dhuroi performancë madhështore në Prishtinë – elektrizon skenën e “Sunny Hill Festival”

Dua Lipa dhuroi performancë madhështore në Prishtinë – elektrizon skenën e “Sunny Hill Festival”

Mbrëmë (e enjte) është bërë hapja e “Sunny Hill Festival”, ku mijëra persona morën pjesë për të parë nga afër performancën e yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.

Artistja e famshme u ngjit në skenën e festivalit në mesnatën e mbrëmjes së kaluar për të performuar disa prej hiteve më të mëdha.

E veshur e tërë me ngjyrë rozë me shkëlqim, bluz, doreza,  mini-funddhe më pas pantallona të shkurtër me çizme me taka, Dua në skenë ishte e shoqëruar edhe nga valltarët e saj.

Foto: “Sunny Hill Festival”/Instagram

Krijuesja e hitit “Levitating” i dha të gjitha në performancë, duke bërë që publiku të këndonte e duartrokiste me secilën këngë të saj.

Foto: Dua Lipa në “Sunny Hill Festival”

Ndërkohë, para se të bënte hapjen e natës së parë të festivalit, 26-vjeçarja mbajti edhe një konferencë për media.

Dua u shpreh se ndihej e lumtur dhe krenare që është rikthyer në shtëpinë e saj teksa tha se nuk ka ndjesi më të mirë se të performonte në Prishtinë.

“Dua vetëm të falënderoj të gjithë për ndihmën, energjinë dhe dashurinë që na jepni në këto ditë dhe mbështetjen për fondacionin që e kam shumë për zemër, ndjehem krenare që jam këtu, vëmendjen e kam patur vetëm të performanca, shpresoj që do të iu pëlqej e të kënaqemi, po ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time, në vendin tim”, u shpreh Dua.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama gjatë konferencës ia dhuroi yllit të muzikës “Hyjneshën në fron”.

Dua Lipa: Po ndihem krenare që jam në shtëpinë time
Lexo po ashtu Dua Lipa: Po ndihem krenare që jam në shtëpinë time

Kjo dhuratë iu dha asaj në nder të promovimit që i ka bërë Kosovës me vendosjen e saj në hartën ndërkombëtare të ngjarjeve kulturore.

Ndërkohë, kujtojmë që “Sunny Hill Festival” do të vazhdoj deri të dielën më 7 gusht, ylli latin J Balvin sonte do të jetë ai që ngjitet në skenë mes emrave të tjera me famë botërore në vazhdim si Diplo dhe Skepta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

“Ka 10 vite që nuk kam fjetur me një burrë, më kishte munguar një puthje” - Ilnisa Agolli rrëfen jetën intime

Magazina
Kalo në kategori