LAJMI I FUNDIT:

Dua fiton çmimin kryesor, Dukagjin Lipa merr komplimente për veshjen në “Brit Awards”

Dua fiton çmimin kryesor, Dukagjin Lipa merr komplimente për veshjen në “Brit Awards”

Dua Lipa ishte ylli kryesor i mbrëmjes së kaluar në ceremoninë e ndarjes çmimeve Brit Awards.

Këngëtarja është shpërblyer me çmimin e “Artistes më të mirë” në saje të këngës “One Kiss” të Calvin Harrisit.


Bukuroshja kishte sjell me vete e gjithë familjen që ishin të ulur në një tavolinë të përbashkët, që ka tërhequr vëmendjen e nikoqirit të ngjarjes Jack Whitehall.

Dua Lipa i gëzohet trofeut në “Brit Awards 2019” (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatorit, ky i fundit u ndal edhe te i ati i këngëtares, Duakgjin Lipës, i cili kishte veshur kostume dhe u cilësua si ‘babai më coolest’.

Kjo nuk është hera e parë që Dugi merr komplimente për dukjen, i cili është edhe ikonë e shumëkujt për veshjet.

Dhjetë milionë abonent në kanalin e YouTubes së Dua Lipës: Faleminderit të gjithëve
Lexo po ashtu Dhjetë milionë abonent në kanalin e YouTubes së Dua Lipës: Faleminderit të gjithëve

Kujtojmë se familja Dukagjini është prindër edhe i dy fëmijëve të tjerë, një vajze dhe një djalit, të cilët i ka sjell në jetë në saje të martesës me Anesën.

Ndryshe, javën e kaluar këngëtarja u bë shqiptarja e parë që ka fituar dy çmime prestigjioze “Grammy Awards”. /Telegrafi/