Emirjada Muço, gazetare prej 19 vitesh është shkarkuar nga puna e saj si spikere lajmesh në Radio Televizionin Shqiptar (RTSh).
Shkak është bërë deklarata që ka bërë në hyrje të një edicioni lajmesh, ku tha se dëshironte një bashkëshort si këngëtari e fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.
Largimin nga puna e ka bërë me dije vetë gazetarja përmes një postimi në rrjetet sociale , teksa shton se pas ekranit të RTSH-së fshihen njerëz të vegjël që mezi e prisnin që ajo të bënte një deklaratë të tillë në mënyrë që të kishin arsye për ta larguar.
Persona të tillë, sipas gazetares, nuk kanë bërë as 19 kronika në jetën e tyre dhe kanë harruar se skandalet e vërteta janë ato të qeverisë. Në letrën bashkangjitur postimit, shkruhet se gazetarja ka shkelur etikën dhe ka përdorur simbolet e RTSH në postimet e saj në rrjetet sociale.
Reagimi i plotë i gazetares:
“Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Televizionit Shqiptar. E them me keqardhje JO sepse nga sot jam e papunë por se ne atë ekran dhashë gjithshka kisha , madje dhe “vlerësimin” tim për fituesin e Big Brother Albania. Ajo cka ndodhi më bëri të kuptoj dhe të reflektoj se pas ekranit të madh e publik të RTSh fshihen disa njerëz të vegjël. Ata që mezi pritën “skandalin” e madh mediatik. Kam një falenderim për të gjithë ata miliona shikues që më kanë ndjekur dhe vlerësuar në këto 19 vite karrierë e cila u ndërpre përkohësisht nga njerëz të ciët nuk kanë bërë as 19 kronika në gjithë jetën e tyre. Gjithsesi i falënderoj këta drejtues që më bënë të kuptoj se ne c’batak është zhytur televizioni më i madh në vend. U morën me “skandalin” tim dhe harruan SKANDALET e vërteta sic janë.
Punësimet pa asnjë kriter
Vjedhjet me tendera e karburante
Bindja e verbër ndaj politikanëve të mëdhenj e të vegjël e shumë e shumë të tjera! Në rrugëtimin tim si gazetare i kam mëshuar fort kryefjales së këtij profesioni ” Fjalës së lirë” , pasqyrimit real të problematikave, kronikave në shërbim të qytetarëve e cila jo pak herë më ka penalizuar nga drejtues te Rtsh. p.s Rrugëtimi im vazhdon , mund ti heqësh një gazetari punën por jo penën”, ka shkruar Emirjada në llogarinë e saj zyrtare në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar – kiameti nuk është larg
“The New York Times” shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin
Ada Satka – artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në ‘Eurovision 2024’
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe