Drita ka shënuar fitore ndaj Llapit me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës.

Nënkampioni i Kosovës e ka nisur shumë mirë sezonin e ri, duke fituar ndaj një pretendenti si Llapi.


Pjesa e parë edhe pse kishte raste, gola nuk solli, duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim me rezultat 0-0.

367450198 694003036077516 5377997087701884462 n

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 60-të, kur Blerim Krasniqi ishte i saktë për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe Drita shënoi edhe golin e qetësisë, kur në skenë doli transferimi tjetër i gjilanasve Albin Prapashtica që shënoi për 2-0.

367426933 694003002744186 4876132268759646956 n

Drita merr tri pikët e para që në xhiron e parë, ndërsa Llapi duhet t’i kërkojë në ndeshjen e ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app