LAJMI I FUNDIT:

Drita i reagon Lirim Kastratit për deklaratën se ishte për prova te gjilanasit

Drita i reagon Lirim Kastratit për deklaratën se ishte për prova te gjilanasit

Liri Kastrati që aktualisht luan te Lokomotiva e Zagrebit ka dhënë një intervistë në mediat tona vendore duke treguar se ishte për dy javë në prova të Drita më parë.

Talenti shqiptar kishte bërë të ditur se klubi nga Gjilani nuk kishte besuar në cilësitë e tij, duke u larguar më pas tek klubet e tjera.


“Isha në prova për dy javë ditë te Drita. Madje kisha zhvilluar edhe fazën përgatitore, por që nuk më ndalën. Më thanë që ti nuk mund të luash këtu”, deklaroi Kastrati.

Por në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar klubi gjilanas, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me deklaratën e anëtarit të Lokomotivës së Zagrebit.

“Duke ditur që klubi jonë FC DRITA nuk është idhëtare të reagoj për qdo thashetheme që e lakon emrin e klubit tonë, nuk kemi mundur të qëndrojmë duarkryq ndaj deklaratës së lojtarit të kombëtares U-21, Lirim Kastrati i cili në një medium ka deklaruar që ka qenë i grumbulluar me klubin tonë në fazë përgatitore për dy javë!”, thuhet në njoftimin e Dritës.

“Dëshirojmë që ta njoftojmë të gjithë opinionin futbolldashës se Lirim Kastrati nuk ka qenë asnjëherë i grumbulluar me klubin tonë as për një ditë të vetme dhe se deklarimet e tij janë tejet joprofesionale dhe të pamatura nga Lirimi”.

Të gjitha lajmet nga Lirim Kastrati
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lirim Kastrati

“FC DRITA i gëzohet çdo suksese të kombëtareve tona dhe çdo suksesi individual të djemve tanë, por asnjëherë nuk i pranon shpifjet nga lojtarët të cilët tentojnë të dëmtojnë imazhin e klubit tonë!”.

“Klubi jonë i bënë thirrje të gjithë futbollistëve të rinjë që ti kushtojnë rëndësi deklaratave publike sepse deklarata të tilla mund të ndikojnë keq në uljen e reputacionit të një sportisti”.

“Klubi jonë i uron shumë suksese Lirimit, ndërsa në fushën e komunikimit e këshillon të përmirësohet shumë më shumë! FC DRITA”, shkruan në njoftimin e “Intelektualëve”. /Telegrafi/