LAJMI I FUNDIT:

Drita – Feyenoord, ekipi holandezë vlen mbi 30 herë më shumë se gjilanasit  

Drita – Feyenoord, ekipi holandezë vlen mbi 30 herë më shumë se gjilanasit  

Nën-kampioni i Kosovës, Drita do të luajë ndaj Feyenoordit në raundit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës, ndërsa vlera e ekipeve është diametralisht e kundër, pasi holandezët vlejnë shumë më shumë si ekip.

Drita do të përballet me skuadrën e madhe holandeze, Feyenoord, në ndeshjen e raundit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.


Megjithatë, nën-kampioni i Kosovës do të ketë probleme të mëdha, pasi holandezët janë ekip me shumë kualitet dhe me lojtarë të shtrenjtë.

Mësohet shuma e parave që ekipet shqiptare do të fitojnë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
Lexo po ashtu Mësohet shuma e parave që ekipet shqiptare do të fitojnë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Sipas faqes së specializuar të transferimeve Trasfermarkt, Feyenoord vlerësohet hiç më pak se 105.98 milionë euro.

Marcos Senesi llogaritet si lojtari i tyre më i shtrenjtë me 19 milionë euro.

Ai ndiqet nga Steven Berghuis dhe Orkun Kocku me nga 12 milionë euro vlerë.

Në anën tjetër, ekipi i Dritës në tërësi vlerësohet mbi 30 herë më pak sesa holanezët.

Vlera e klubit gjilanas në Transfermarkt është vetëm 3.2 milionë euro.

Te Drita lojtari që llogaritet më i shtrenjti në treg është Marko Simonovski me vlerë 300 mijë euro, i ndjekur nga Hamdi Namani dhe Ardian Limani me vlerë 250 mijë euro.

Ndeshja e parë e Dritës me Feyenoordin do të zhvillohet në Prishtinë apo më saktë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me datë 22 korrik. /Telegrafi/