LAJMI I FUNDIT:

Drita e Gjilani me pikë të barabarta – asnjëherë në Kosovë nuk kishte ndodhur që kampioni të shpallej fal ndeshjeve të ndërsjellat

Drita e Gjilani me pikë të barabarta – asnjëherë në Kosovë nuk kishte ndodhur që kampioni të shpallej fal ndeshjeve të ndërsjellat

Ky edicionin i Superligës përveç që ishte i luftuar dhe solli shumë ndeshje interesante, do të mbahet mend edhe një gjë të veçantë.

Drita dhe Gjilani, e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta, gjithsej 68.


Për rastësi të dy skuadrat kishin edhe fitore (21), barazime (5) dhe humbje (7) njëjtë.


Renditja përfundimtare e Superligës  


Madje Gjilani shënoi më shumë gola këtë edicion (61), kundrejt 57 të Dritës, që ishin më të mirë në mbrojtje duke pranuar vetëm 23 gola, për dallim nga Gjilani që mori 27. Pra edhe gol dallimi ishte i njëjtë (+34).

Drita ishte shpallur një xhiro para fundit kampion, pasi kishte tri pikë më shumë se Gjilani dhe ishte e  sigurt që në çdo variant, edhe ky që erdhi në fund, do të ishin kampion.

Kjo pasi sipas sistemit që përdorët në Superligë, në rast të pikëve të barabarta, shikohen ndeshjet mes dy ekipeve, shkruan Telegrafi.

Drita kishte fituar dy herë ndaj Gjilanit, ndërsa kishte pësuar një herë.

Drita kishte fituar ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave me rezultat 1-0 me golin e Ardian Cucuit, të dytën (2-0) me dy golat e Betim Haxhimusës.

Pamje nga ndeshja Drita – Gjilani (2-0)

Ndeshja e tretë e kishte fituar Gjilani me rezultat 2-0, me golat e Sebino Plakut dhe Adenis Shalës.

Pamje nga ndeshja Drita – Gjilani (0-2)

Kjo pra është arsyeja që Drita është shpallur kampion me pikë të barabarta me Gjilanin.

Asnjëherë nuk ka ndodhur në histori të Superligës nga paslufta, që kampioni të shpallej në këtë mënyrë.

Sezonin që ishte më i ngushtë deri tani ishte ai 2014/2015, kur Feronikeli me (67 pikë), një pikë më shumë e Besa (66), ishte shpallur kampion i Kosovës.

Drita kampion i Kosovës (Foto: FFK)

Drita do të përfaqësojë Kosovë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Gjilani në Ligën e Evropës.

Skuadra e tretë që do të përfaqësojë Kosovën në Ligën e Evropës do të dihet pas finales së Kupës, Prishtina – Ballkani.

Pamje nga ndeshja Ballkani – Prishtina (1-0)

Nga sezoni i ardhshëm Superliga do të ketë vetëm 10 skuadra, ku pritet sërish luftë e madhe.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori