LAJMI I FUNDIT:

Drita dhe Feronikeli ndajnë pikët

Drita dhe Feronikeli ndajnë pikët

Drita ka arritur të nxjerrë një pikë (1-1) përballë Feronikelit në ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në sfidën e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, të parët shënuan mysafirët, ndërsa vendasit e barazuan më vonë rezultatin.


Një top të kthyer pas goditjes së Besmir Bojkut e shfrytëzoi Mendurim Hoti për ta zhbllokuar rezultatin (40’).

Nikoqirët ia dolën ta barazonin rezultatin në pjesën e dytë me golin e Almir Ajzerajt (75’).

Me këtë barazim, Drita ngushton diferencën në dy pikë me liderin Ballkani që këtë xhiro luan si mysafir i Drenicës. Derisa Feronikeli është ngritur në kuotën e 15 pikëve. /Telegrafi/