LAJMI I FUNDIT:

Drenica dënohet me një ndeshje pa shikues, dënim merr edhe Drita

Drenica dënohet me një ndeshje pa shikues, dënim merr edhe Drita

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në Federatën e Futbollit të Kosovës ka dënuar Drenicën me një ndeshje pa shikues.

Pas ndeshjes së Kupës së Kosovës mes Drenicës dhe Prishtinës ishte sulmuar gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu nga tifozët vendas.

E kjo i ka kushtuar Drenicës që do ta luaj një ndeshje pa tifoz.

Dënim ka marrë edhe kampioni në fuqi i Kosovës, Drita pasi tifozët e klubit kishin gjuajtur me shishe Mendurim Hotin e Feronikelit.

Drita është dënuar me të holla me shumën e 1000 eurove. /Telegrafi/

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë , në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 30.11.2018 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara nga java e fundit datë 24-25.11.2018 për të padisiplinuarit dhe për të njejtit duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 27.11.2018 , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XVI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – FERONIKELI e zhvilluar me datë 25.11.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet nga ndeshja e zhvilluar; minuta e 37 hedhje e një shishje të qelqit – birrës në stadium nga ana e spektatorëve të cilët ishin të vendosur në tribinën qendrore ku si rrjedhojë ndeshja ndalet për 2-3 minuta për tërheqje të verejtjes dhe konsultimit me delegatin e takimit, si dhe pas përfundimit të ndeshjës pati hedhje të shisheve tjera të plastikës në drejtim të fushës )

DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 euro ( njëmijë euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 neni 51 paragrafi paragrafi 1 pika 1 si dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet I plotëfuqishëm.

KF “ BESA “ nga Peja në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – KIKA e zhvilluar me datë 25.11.2018 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet plotësuese nga ndeshja e zhvilluar në Pejë; minuta 75; futja e publikës në fushë për të festuar golin e e shënuar nga ana e ekipit nikoqir nga penaltia e akorduar si dhe , minuta 94+ lojtari vendas me numër 19 pas një ndërhyrje në lojtarin mysafir me numër 99 ndëshkohet me kartoin e dytë të verdhë – të kuqin, për ndërhyrje të rrezikshme .Në momentin kur lojtari mysafirë ishte i shtrirë në dhënje të ndihmës afër vijave anësore, në afërsi të tij ishin dy persona – civil të cilët , lojtari i permëndur dërgohet me autoambulancë në spital) Përkundër kërkesës së komisionit që gjyqtar kryesor dhe delegati I ndeshjës nuk ofruan raporte shtesë lidhur me rastin ).Rasti
MBETET NE PROCEDURE TE HAPUR DISIPLINORE

Deri në kompletimin e provave . kërkohen raporte shtesë lidhur me rastin; Inqizimi nga ndeshja ; Besa – Kika të sigurohet nga klubi nikoqir – KF “ BESA “ nga Peja ,raporti mjekësor të sigurohet nga klubi futbollistik “ KIKA “ nga Hogoshti lidhur me lëndimet e lojtarit, deklaratat plotësuese nga treshja e gjyqtarëve; Fitim Sadriu, Pashtrik Burrniku dhe Arlind Osmani si dhe nga delegati ndeshjes në Pejë Bashkim Ragogoshi. Afati datë 03.12.2018

ARIANIT MURATI ; lojtar i klubit të futbollit “ GALAKSIA “ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 002474M97 dhe licencuarnë Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; XV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GALAKSIA – RILINDJA e zhvilluar me datë 26.11.2018 në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Gjilan )

DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

KF “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria ( kategoria e kadëtëve ) në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mashtrim dhe sjellje në lajthim të zyrtarëve të takimit në aktivizimin e lojtarit të pa qenë në protokollin zyrtar në ndeshjën e javës së ; ; XV-të , të Ligës së kadetëve në nivel nacional ; LIDHJA E PRIZRENIT – VUSHTRRIA e zhvilluar në Prizren ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Prizren bashkangjitje me provat në disponim ) i

HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen deklaratat dhe raportet shtesë nga nga klubi futbollistik “ Vushtrria “ – zyrtari klubit lidhur me rastin . Afati datë 03.12.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )

RIZAH PLLANA ; lojtar I klubit të futbollit I klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të ID kartelës; 003793M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 18 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mashtrim dhe sjellje në lajthim ( paraqitje në fushë në emër të futbollistit të pa qenë ) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Ligës së kadetëve në nivel nacional ; LIDHJA E PRIZRENIT – VUSHTRRIA e zhvilluar ne Prizren ( në mungesë të deklaratës plotësuese )

PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare – publike vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e provave – lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Rizah Pllana afati datë 03.12.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1.)

RIDVAN OSMANI ; zyrtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mashtrim dhe sjellje në lajthim ( për prezentime të rreme në raportin zyrtar; lidhur me aktivizimin e lojtarit të pa qenë ) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Ligës së kadetëve në nivel nacional ; LIDHJA E PRIZRENIT – VUSHTRRIA e zhvilluar në Prizren ( në mingesë të deklaratës )

PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha aktiviteteve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollitë të Kosovës deri në kompletimin e provave- lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Ridvan Osmani, afati datë 03.12.2018 (rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).

ARB MANAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 001262M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 9, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( reagime në vendimin e gjyqtarit ) në ndeshjen e DIGITALB KUPES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89- LLAPI e zhvilluar me datë 28.11.2018 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)

DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

MUHAMET REXHEPI ; zyrtar i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të inicuar nga ana e komisionit të garave për largim nga hapsira teknike ( manifestim i sjelljeve josportive ; ofendime dhe fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor dhe atij të katërtit ) në ndeshjen e DIGITALB KUPES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA 89 – LLAPI e zhvilluar me datë 28.11.2018 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar) në mungesë të deklaratës vetanake ;

PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare – publike të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim ; Muhamet Rexhepi. Afati datë 03.12.2018 ( Rregullorja disiplinore nenoi 31 paragrafi 1 ).

KF “ DRENICA “ nga Skënderaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjës së DIGITALB KUPES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve DRENICA – PRISHTINA e zhvilluar me datë 28.11.2018 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Skenderaj; pas përfundimit të ndeshjës në mënyrë tinzare prapa shpine sulmohet fizikisht – goditet gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu nga tre persona fizik të identifikuar nga ana e organeve të shërbimit policor të Kosovës )

DENOHET
Me zhvillimin e ; 1 ( një ) ndeshje zyrtare – publike sipas radhës në fushën e vet pa prezence të spektatorëve, në bazë të rregullores disiplinore neni 51 paragrafi 1 pika 2.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori