LAJMI I FUNDIT:

Dreni dhe Zig Zag Orchestra në përfundim të albumit të dytë (Video)

Dreni dhe Zig Zag Orchestra në përfundim të albumit të dytë (Video)

Pjesëmarrjet nëpër festivale të huaja prestigjioze janë dëshira e çdo artisti e grupi. E një fat i mirë i ka përcjellë vazhdimisht Dren Abazin dhe Zig Zag Orchestrën.

Pas shumë paraqitjeve gjithandej, Dreni bashkë me Zig Zag Orchestrën do të kenë tri paraqitje në muajin prill në Festivalin “Balkan Trafik”, i cili mbahet në zemër të Evropës, në Bruksel.


Dreni tregoi se ka disa vite që kanë qenë në kontakt me producentin e këtij festivali dhe se i vjen mirë që kjo po realizohet këtë vit, raporton emisioni “Express” në KTV.

E marrë parasysh që ditë më parë, Brukseli u trondit nga disa shpërthime terroriste, kantautori kosovar shpreson që gjithçka të shkojë mirë. Ai tha se ka pasur menjëherë kontakt me organizatorët e festivalit.

“Balkan Trafik” është festival, i cili i bashkon artistët e vendeve ballkanike, duke prezantuar secili prej tyre kulturën prej vendit nga vijnë. Festivali këtë vit shënon edicionin e dhjetë dhe krahas koncerteve, ka edhe shumë aktivitete të tjera, si punëtori, më pas shfaqja e filmave etj. Përveç tjerash, pjesëmarrës këtë vit do të jenë edhe Vikena Kamenica, Ali Pasha dhe Keli Bend nga Shqipëria.

Festivali do të nisë më 14 prill dhe do të përfundojë më 17 po të këtij muaji.

Duke treguar se cilin e konsideron si festivalin më të rëndësishëm, ku formacioni i tij muzikor ka marrë pjesë, kantautori tha se çdo festival sjell një mundësi tjetër.

Ndryshe, përveç përgatitjeve për këtë festival, Dreni me Zig Zag Orchestrën po vazhdojnë punën edhe për projekte të reja. Ata shumë shpejt do të sjellin një këngë të njohur shqipe të ripërpunuar.

Abazi shtoi se është përgjegjësi e madhe kur përpunon këngë të njohura dhe të suksesshme. Ndërkohë, albumi i dytë tanimë është në përfundim e sipër. Gjithsesi lansimi i tij pritet të bëhet më vonë, me anë të një promovimi që do t’i bëhet përmes një serie koncertesh.

Albumi do të përfshijë disa nga këngët e realizuara deri më tash, por nuk do të mungojnë as krijimet e reja. Ani pse albumet te ne nuk sjellin asnjë përfitim material, Dren Abazi përfundoi duke thënë se albumi mbetet një dokument i rëndësishëm për çdo artist dhe se personalisht atë e ka ndihmuar shumë për koncertet jashtë Kosovës.

Në trend Magazina

Më shumë
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori