Drejtori i Pelicans nuk ja hapë telefonin drejtorit të Lakers për Anthony Davis
Teksa afati kalimtar në NBA po shkon duke u mbyllur brenda javës, ndjekja e LA Lakers për superyllin Anthony Davis po kalon me pengesa, përfshirë faktin se drejtori i përgjithshëm i New Orleans Pelicans, Dell Demps, nuk i është përgjigjur telefonatës së drejtorit të Lakers, Rob Pelinka, gjithnjë sipas burimeve të ESPN.
Mungesa e një përgjigje shihet si mesazh se përgjegjësia për një shkëmbim të mundshëm të Davis është në dorën e klubit New Orleans, e jo vetëm në kërkesën e lojtarit për t’u larguar. Ose është një indikacion për Anthony Davis dhe agjentin e tij, Rich Paul, se nuk do të jetë lehtë largimi nga klubi për t’u bashkuar me LeBron James ani pse publikisht dolën me kërkesën për largim.
Perlicans nuk shohin arsye për ta shkëmbyer tani Davisin te Lakers në një kontratë ku Davis ka edhe një sezon të plotë me Pelicans, e sidomos jo në një moment kur një gjë e tillë do t’u përshtatej Lakers dhe Davisit.
Zyrtarët e New Orleans janë gati që të luajnë lojë të gjatë me të ardhmen e Lakers, proces që mund të zgjasë me muaj pas përfundimit të afatit kalimtar në NBA të enjtën e ardhshme.
Pronari i Pelicans, Gayle Benson, është në formë entuziaste duke e menaxhuar situatën, duke penguar bashkimin e Davis me LeBronin. E ai për t’u bashkuar me Lakers mund ta bëj këtë në vitin 2020, kur të jetë agjent i lirë.
Tani për tani Demps po ndjek shembullin e San Antonio Spurs me Kaëhi Leonardin vitin e kaluar, duke pranuar telefonatat dhe konceptet për një marrëveshje e ofertat e ndryshme.
Demps po merr telefonata dhe po i kthen ato, përveç të Lakers, thonë burime të ESPN. Nga Paul George, te Leonard e Davis, zyrtarët e Lakers janë duke pranuar pritje të ftohta nga klubet e NBA për kërkesat e tyre për të shkëmbyer lojtarë.
Kur drejtori i San Antonios, R.C. Bufford telefonoi Rob Pelinkan për Leonardin, ai i la një përshtypje të fortë klubit nga Kalifornia – kurrë për jetë nuk do të shkëmbenin Popovich e Bufford një lojtar te Lakers.
Një prej klubeve të interesuara është edhe Bostoni, ku kampioni rekord i NBA pritet që të përfshijë të gjithë lojtarët në ofertë – përpos Jason Tatumit, për të formuar një treshe të madhe me Anthony Davis dhe Kyrie Irving.
Demps pritet të përgjigjet në telefonatën e Lakers disa ditë para fundit të afatit kalimtar, e do të marrë ofertën e Lakers, ku do të jenë disa lojtarë dhe përzgjedhje në draft për të ardhmen.
New Orleans e di se oferta tani do të jetë maksimale nga Lakers, e njëjtë do të jetë edhe në verë, ndërsa kjo i jep mundësi Pelicans që të presin Bostonin sa më shumë.
Ende nuk dihet cili do të jetë rezultati i kësaj sage, por një gjë është e sigurtë, Anthony Davis është një lojtar i kategorisë së rëndë, i cili ka shumë peshë në NBA dhe një kalim i tij te cili do klub do të mund ta ndryshonte kampionatin përgjithmonë. Derisa kjo të ndodhë, do të kalojë shumë, shumë kohë!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona
"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën