LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i CIA-s udhëton drejt Kievit, do të takohet me Volodymyr Zelenskyn

Drejtori i CIA-s udhëton drejt Kievit, do të takohet me Volodymyr Zelenskyn

Drejtori i CIA-s amerikane, William Burns, ka udhëtuar për në Kiev ku do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologët e tij nga inteligjencia ukrainase, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë.

Udhëtimi i Burns për në Kiev po ndodhë dy ditë pasi në Ankara të Turqisë u takua me homologun rus Sergey Naryshkin – dhe tani kjo është hera e dytë që brenda një muaji kreu i CIA-s viziton Kievin, transmeton Telegrafi.

Derisa ishte në takim me homologun rus në Ankara, ai theksoi se SHBA-të kanë paralajmëruar kreun e SVR-së ruse që të mos përdoren armët bërthamore, dhe ka ripërsëritur përkushtimin amerikan se do të vazhdoj të mbështet Ukrainën për ta luftuar agresionin rus.

Ndryshe forcat ruse janë tërhequr së fundmi nga një prej qyteteve më të mëdha në Ukrainë, duke shënuar kështu ukrainasit edhe një fitore drejt çlirimit të plotë.

Reklama

Madje kundërofensiva ukrainase i ka shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë së Vladimir Putinit, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turistët digjen për së gjalli në balonë në Meksikë, njëri kërcen nga shporta nga 100 metra lartësi

Turistët digjen për së gjalli në balonë në Meksikë, njëri kërcen nga shporta nga 100 metra lartësi

Amerika Latine
Aksident i rëndë në Gjermani mes tri veturave, humbin jetën shtatë persona – gjashtë prej tyre digjen brenda mjeteve

Aksident i rëndë në Gjermani mes tri veturave, humbin jetën shtatë persona – gjashtë prej tyre digjen brenda mjeteve

Evropa
Kandidati për president të Malit të Zi harroi ta marrë më vete letërnjoftimin, kthehet në shtëpi derisa gruaja e priste para qendrës së votimit

Kandidati për president të Malit të Zi harroi ta marrë më vete letërnjoftimin, kthehet në shtëpi derisa gruaja e priste para qendrës së votimit

Mali i zi
Inteligjenca britanike: Ushtarët rusë dehen masivisht, kanë gjithnjë e më shumë vdekje për shkak të alkoolit

Inteligjenca britanike: Ushtarët rusë dehen masivisht, kanë gjithnjë e më shumë vdekje për shkak të alkoolit

Evropa
Dy serbë të Bosnjës tregojnë se pse po luftojnë në krah të rusëve në Ukrainë

Dy serbë të Bosnjës tregojnë se pse po luftojnë në krah të rusëve në Ukrainë

Bosnja
U futën në lokal pa shamia në kokë, burri sulmon dy gratë në Iran – u hedh jogurt

U futën në lokal pa shamia në kokë, burri sulmon dy gratë në Iran – u hedh jogurt

Azia
Kalo në kategori