LAJMI I FUNDIT:

Dramë ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës, bardhekaltrit fitojnë pas dy vazhdimeve

Dramë ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës, bardhekaltrit fitojnë pas dy vazhdimeve
(Foto: basketbolli.com)

Sigal Prishtina pas dy vazhdimeve ka shënuar fitore kundër Bashkimit me rezultat 104-105 (21:32, 24:14, 22:17, 14:18, 23:24), në kuadër të javës së tretë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Bashkimi e nisi ndeshjen më mirë me 6:0, por prishtinasit rikthehen shpejt, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 12:22, kurse çereku i parë përfundon 21:32. Por, në periudhën e dytë, basketbollistët nga Prizreni ishin shumë më të mirë në këtë pjesë, ku me kalimin e minutave shkrin epërsinë e bardhekaltërve dhe barazuan rezultatin në 41:41, ndërsa pjesa e parë përfundon 45-46.

Prizrenasit kishin një epërsi të lehtë në periodën e tretë, kurse në fund shkëputen, duke pasur epërsi deri në shtatë pikë, 63:56, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 67:63. 10 minutat e fundit ishin shumë interesant, ku Bashkimi dy minuta nga fundi kishte epërsi 80:71, por prishtinasit nuk dorëzohen dhe rikthehen në fund, ku me dy pikë nga Lejson Zeqiri, barazuan rezultatin në 81:81 dhe sfida shkon në vazhdime.

Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante e dramatike. Kësaj radhe kryeqytetasit kishin epërsi, por King i Bashkimit me dy pikë në sekondat e fundit e dërgon lojën në vazhdimin e dytë, 91:91.

Adhuruesit e basketbollit kishin rastin të shohin një super duel edhe në vazhdimin e dytë, ku gjithashtu u zhvillua një dramë, por kësaj radhe prishtinasit ishin më të përqendruar dhe fitojnë 104-105. Sigal Prishtina ka një dy fitore dhe një humbje, kurse Bashkimi një fitore dhe dy humbje.

Te Bashkimi u dalluan Immanul King me 21 pikë e 13 kërcime dhe Julien Lewis me 27 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Lejson Zeqiri me 30 pikë e 10 kërcime dhe Nicholas Tomsick me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori