LAJMI I FUNDIT:

Dortmund është pajtuar ta shes Sanchon, tanimë kanë gjetur zëvendësuesin për talentin anglez

Dortmund është pajtuar ta shes Sanchon, tanimë kanë gjetur zëvendësuesin për talentin anglez
Jadon Sancho. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Largimi i Jadon Sanchos nga Borussia Dortmund duket se është çështje javësh.

Sulmuesi i talentuar anglez ka kërkuar me ngulm rikthimin në vendlindje, ku po kërkohet nga Chelsea, Liverpool dhe Manchester United.

Nga ana tjetër Borussia Dortmund është duke synuar që të fitojë sa më shumë para nga shitja e anglezit të talentuar.

Nënkampioni gjerman për ta lënë të lirë Sanchon po shpreson që të fitojë mbi 100 milionë euro.

Gjithsesi te Dortmund janë pajtuar ta shesin Sanchon dhe tanimë e kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij.

Anësori holandez i Olympique Lyon, Memphis Depay pritet të jetë pasardhësi i Sanchos në Signal Iduna Park.

Mediat gjermane kanë raportuar se Dortmund ka marrë dritën e gjelbër nga lojtari, teksa tani janë në bisedime me Lyonin për transferimin e tij.

26-vjeçari shënoi 14 gola e bëri dy asistime në 19 ndeshje zyrtare ku pësoi një lëndim të rëndë që i humbi më shumë se gjysmën e ndeshjeve.

Gjithsesi Depay tani është rikthyer dhe ai vlerësohet lart nga Dortmund që e shohin si zëvendësuesin perfekt të Sanchos.

Përderisa Depay ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin në BVB, tani i mbetet dy klubeve të arrijnë marrëveshje për çmimin e lojtarit.

Vlen të theksohet se kampioni i shumëfishtë francez e vlerëson kapitenin e tyre rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori