Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, ka folur për të ardhmen e sulmuesin holandez Memphis Depay, kontrata e të cilit me klubin francez skadon në qershor.

Numri një i klubit pohoi se 26-vjeçari duhet të presë deri në fund të sezonit për t’u larguar nga skuadra.

“Memphis Depay do të duhet të presë deri në fund të sezonit para se të largohet nga Lyon”.

“Do të ishte mirë ta lëmë të qetë, një kapiten shembullor”.

“Pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve sezonin e shkuar, ai mund ta dërgojë edhe më lartë Lyonin këtë vit: kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, ka thënë Aulas.

Në garë për shërbimet e Depay janë klube si Barcelona, Milani, Juventusi dhe Interi. /Telegrafi/