LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma thyen heshtjen pas gabimit ndaj Real Madridit

Donnarumma thyen heshtjen pas gabimit ndaj Real Madridit

Gianluigi Donnarumma është i etur të reagojë pas gabimit të tij ndaj Real Madridit, por pranon se dy ditët e fundit ‘nuk kanë qenë të lehta’.

23-vjeçari nxiti rikthimin e Real Madridit në Bernabeu të mërkurën mbrëma, duke ia ‘dhuruar’ topin kundërshtarëve për golin e barazimit të shënuar nga Karim Benzema.


Ai u kritikua ashpër nga mediat italiane dhe franceze, madje mediumi i njohur L’Equipe e quajti atë si ‘vorraxhiu’ i PSG.

Donnarumma dhe Neymar ishin afër një përplasjeje të madhe mes vete pas humbjes nga Reali, bashkëlojtarët ndërhynë për t’i ndarë
Lexo po ashtu Donnarumma dhe Neymar ishin afër një përplasjeje të madhe mes vete pas humbjes nga Reali, bashkëlojtarët ndërhynë për t’i ndarë

Ylli i Italisë tani ka hyrë në rrjetet sociale për të ndarë mendimet e tij pas natës së tij të tmerrshme në Madrid.

“Eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte një goditje. Dy ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, por pikërisht nga këto momente vështirësie ne dalim më të fortë”.

Mancini i del në mbrojtje Donnarummas, Juventusi vazhdon interesimin për portierin italian
Lexo po ashtu Mancini i del në mbrojtje Donnarummas, Juventusi vazhdon interesimin për portierin italian

“Tani, ne duhet të mendojmë për të tashmen, për të fituar Ligue 1, duke dhënë gjithçka siç kam bërë gjithmonë për këtë fanellë, për këtë klub dhe për tifozët tanë. Le të fillojmë përsëri, së bashku! Allez Paris”, ka shkruar ai në Instagram. 

Donnarumma është lidhur edhe një herë me një kalim te Juventusi, ndërsa portieri ka marrë përkrahje nga trajneri i Italisë, Roberto Mancini dhe portieri legjendar, Gianluigi Buffon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori