LAJMI I FUNDIT:

Donika Emini përfaqëson Kosovën në ‘Miss Earth 2013’ (Foto)

Donika Emini përfaqëson Kosovën në ‘Miss Earth 2013’ (Foto)

‘Miss Earth Kosova’, Donika Emini, është duke përfaqësuar vendin tonë në evenimentin e bukurisë që po zhvillohet në Filipine.

Mbrëmja finale e spektaklit “Miss Earth 2013” zhvillohet të shtunën (7 dhjetor), ndërsa udhëhiqet nga aktori dhe modeli britanik, Oli Pettigrew dhe modelja dhe prezantuesja me origjinë amerikane, Linda Black. Kantautori amerikan, David Pomeranz, është ftuar si mysafir për të performuar në skenë.


Krahas përfaqësueses së Kosovës, në këtë event është pjesëmarrëse edhe ‘Miss Earth Albania’, Afvroviti Goge.

Afvroviti Goge, Foto: Veton Osmani

Miss Earth është një ndër tri konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë, që krahas bukurisë promovon edhe mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillon aktivitete të shumta humanitare.

Përfaqësimi i Kosovës dhe Shqipërisë në “Miss Earth 2013” mundësohet nga “Agnesa Vuthaj Association”.

Donika Emini fitoi kurorën e ‘Miss Kosova Earth’ në spektaklin ‘Miss Kosova 2013’ që u zhvillua në muajin gusht, krahas Mirjeta Shalës e cila u shpall ‘Miss Kosova Universe’ (por që nuk e përfaqësoi Kosovën në konkursin “Miss Universe 2013” që u zhvillua në Moskë, pasi autoritetet ruse nuk e lejuan pjesëmarrjen e saj, duke qenë se Rusia nuk e ka njohur Kosovën). /Telegrafi/

Miss Earth Kosova me veshje kombëtare me motive të Hasit, realizuar nga Nadire Zymberi – Menakon.

Në trend Magazina

Më shumë
Tom Cruise duket në formë të mirë edhe në moshën 61 vjeçare, teksa trupi i tij i skalitur njëlloj sikur ishte i ri në filmin

Tom Cruise duket në formë të mirë edhe në moshën 61 vjeçare, teksa trupi i tij i skalitur njëlloj sikur ishte i ri në filmin "Top Gun"

Magazina
Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e

Publikohen rezultatet e votimit në gjysmëfinale - Besa ishte shumë larg kualifikimit të Shqipërisë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Era Istrefi paralajmëron klipin e ri

Era Istrefi paralajmëron klipin e ri "Më humbe", shfaqet në skena provokuese në 'trailer'

Magazina
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
“Me kë do flesh sot”, Graciano shpërthen sërish në ofendime ndaj Heidit: Është skuthe, po përdor dashurinë për lojë

“Me kë do flesh sot”, Graciano shpërthen sërish në ofendime ndaj Heidit: Është skuthe, po përdor dashurinë për lojë

Magazina
Kalo në kategori