Dominojnë yjet e PSG-së, UEFA publikon formacionin e sezonit në Ligën e Kampionëve

Shtëpia e futbollit UEFA e ka publikuar formacionin më të të mirë të vitit në Ligën e Kampionëve.
Paris Saint-Germain e mbrojti titullin e kampionit të Evropës, duke mposhtur Arsenalin pas penalltive (4-3), meqenëse koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1.
David Raya që e mbajti portën e paprekur deri në finale u zgjodh portieri më i mirë i vitit, ndërsa në mbrojtje ishte bashkëlojtari i tij, njëkohësisht fytyra tragjike e finales që e humbi penalltinë, Gabriel, pranë dyshes Nuno Mendes dhe Marquinhos të PSG-së, si dhe Marcos Llorente i Atleticos.
Vitinha dhe Declan Rice e dominuan mesfushën, ndërsa në krahë Khvicha Kvaratskhelia dhe Michael Olise. Në qendër ishin dyshja Ousmane Dembele dhe Harry Kane.
Formacioni më i mirë i vitit./Telegrafi/









































