LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi me mesazhin e tij iu jep zemër lojtarëve të Kosovës – sidomos Mërgim Vojvodës

Djaloshi me mesazhin e tij iu jep zemër lojtarëve të Kosovës – sidomos Mërgim Vojvodës

Kosova e ka mbajtur stërvitjen e parë para takimit me Anglinë në vikend në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të pranishëm në stërvitje ishin vetëm lojtarët që nuk patën minuta të plotë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Çekisë.


Në këtë stërvitje bujë të madhe bëri një djalosh i cili kishe ardhur ta përcjell nga afër stërvitjen e Kosovës.

Djaloshi mbante një fanellë të Mërgim Vojvodës, dhe kishte një foto të tij nga ndeshja me Çekinë, ku shihej dëshpërimi i tij pas humbjes.

Në foto shkruante: “Kokën lart! Keni për çka të mburreni, Krenar me ty Mërgim”.

“Ëndrra vazhdon, You’ll never walk alone (Ju kurrë s’do ecni vetëm)”.

Mesazhin e djaloshit e panë edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe përzgjedhësi Bernard Challandes që u ndalë afër tij. /Telegrafi/