DJ Gimbo rikthen hitin e Rezarta Shkurtës me protagoniste në klip Selin Bollatin - zbulohet data

DJ Gimbo është gati të sjellë për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
Ai ka vendosur të rikthejë në një version të ri hitin “Dj” të Rezarta Shkurtës, këngë e cila u publikua rreth dy dekada më parë dhe mbetet ende e njohur për publikun.
Gjatë qëndrimit të tij në BBVA së bashku me Selin, kjo këngë u bë një nga më të dëgjuarat, duke u identifikuar shpesh me dinamikën dhe momentet e çiftit brenda shtëpisë.

Për t’i dhënë jetë këtij rikthimi, është realizuar edhe një videoklip, ku protagoniste shfaqet Selin Bollati, partnerja e Gimbos dhe fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Lansimi i projektit është planifikuar për më 5 qershor.
Ndërkohë, DJ Gimbo ka zgjuar kureshtjen e fansave duke publikuar në rrjetet sociale disa sekuenca nga prapaskenat e xhirimeve.
Ky remiks vjen në një periudhë kur interesi i publikut për çiftin vazhdon të jetë i madh, ndërsa fansat presin të dëgjojnë dhe të shohin versionin e plotë të këtij projekti. /Telegrafi/



















































