LAJMI I FUNDIT:

“Ditën që e vërej”, Xavi thotë se do të largohet vullnetarisht nga Barcelona me një kusht

“Ditën që e vërej”, Xavi thotë se do të largohet vullnetarisht nga Barcelona me një kusht

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur sot (e mërkurë) në konferencë për shtyp ku ka treguar se është i gatshëm të largohet nëse lojtarët nuk janë me të dhe nëse nuk ka sukses.

Rezultatet e fundit jo të mira dhe sidomos humbja 4-1 nga Real Madridi në El Clasicon e Superkupës së Spanjës kanë trazuar ujerat te Barcelona.


Xavi ka qenë cak i sulmeve të shumta dhe shumë media kanë folur për mos besimin e lojtarëve në të, saqë është folur edhe për një shkarkim.

Megjithatë, Xavi ka mohuar zërat dhe ka treguar dy arsyet kur do të largohej vullnetarisht nga Barcelona.

“Është e lehtë të fajësosh trajnerin” – Guardiola mbron Xavin pas humbjes në El Clasico
Lexo po ashtu “Është e lehtë të fajësosh trajnerin” – Guardiola mbron Xavin pas humbjes në El Clasico

“Kam mbështetjen e lojtarëve. Ditën që do të vërej që nuk janë me mua, do të marr gjërat e mia dhe do të largohem”, ka thënë fillimisht Xavi në konferencën e tij për shtyp për ndeshjen kundër Unionistas.

“Këtë vit objektivi është të fitojmë tituj të rëndësishëm, Copa del Rey, La Liga apo Liga e Kampionëve. Nëse objektivat nuk arrihen, do të jem i pari që do të them që nuk i kam arritur dhe do të largohem”.

“Nëse nuk do ta fitoja La Ligën vitin e kaluar, nuk do të isha këtu. Nuk do të jem kurrë problem për Barçën. Kur të më thonë se jam problem, do të largohem. Unë e dua këtë klub. Jam këtu për të shtuar trofetë. Nëse nuk e bëj, do të largohem”.

Xavi ka dy deri në tri ndeshje për të shpëtuar vendin e punës te Barcelona
Lexo po ashtu Xavi ka dy deri në tri ndeshje për të shpëtuar vendin e punës te Barcelona

“Ky është realiteti im. Unë mendoj se ne jemi shumë më afër suksesit sesa humbjes”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Ndryshe, Barcelona deri më tani ka humbur gjashtë ndeshje këtë sezon, duke përfshirë dy El Clasico. Si rezultat, Barca është tetë pikë larg vendit të parë në La Liga dhe nuk po duket si pretendente në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Prapëseprapë, Barcelona është gjallë në tre gara, ku një prej tyre është edhe Copa Del Rey. Ata duhet të mundin Unionistas jashtë shtëpisë të enjten ose të shikojnë shpresat e tyre për titull të shkurtohen edhe më tej. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori