LAJMI I FUNDIT:

Ditë vendimtare për të ardhmen e Lukakut, sot mund të bëhet i Romës

Ditë vendimtare për të ardhmen e Lukakut, sot mund të bëhet i Romës

Romelu Lukaku vazhdon të jetë ëndrra e madhe e Romës për repartin ofensivë.

Sulmuesi belg nuk është pjesë e projektit teknik të Chelseat dhe tani londinezët janë të hapur edhe për një huazim të rëndë.


Roma po duket serioze për të nënshkruar me belgun dhe tanimë pronari Ryan Friedkin dhe drejtori sportiv Thiago Pinto kanë udhëtuar drejt Londrës.

Chelsea do të lejojë Lukakun të huazohet, zbulohen klubet e interesuara
Lexo po ashtu Chelsea do të lejojë Lukakun të huazohet, zbulohen klubet e interesuara

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se mbrëmë dy drejtuesit e Romës kanë pasur takim me homologët e tyre të Chelseat në ‘Stamford Bridges’.

Palët do të kenë një tjetër takim ditën e sotme ku do të mësohet përfundimisht e ardhmja e sulmuesit belg.

Nga ana tjetër Lukaku ka folur me Mourinhon dhe i ka premtuar trajnerit portugez se pasi e ka ndjekur te Chelsea dhe Manchester United një gjë të tillë do ta bëj edhe te Roma.

Pse Roma mund të marrë marrëveshje të ndryshme me Lukakun nga Chelsea në krahasim me Interin dhe Juventusin
Lexo po ashtu Pse Roma mund të marrë marrëveshje të ndryshme me Lukakun nga Chelsea në krahasim me Interin dhe Juventusin

30-vjeçari ndodhet për momentin në Belgjikë dhe po pret një telefonatë që dy klubet të gjejnë gjuhë të përbashkët në mënyrë që të marrë aeroplanin dhe të udhëtojë drejt Londrës.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Lukaku mund të udhëtoj sot drejt Londrës ditën dhe në mbrëmje ai të shkoj në Romë së bashku me pronarin Ryan Friedkins. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori