LAJMI I FUNDIT:

Dita e fundit e ‘Final 8 Kupës së Kosovës’ edicioni Agim Lluka – sot zhvillohen tri ndeshjet finale

Dita e fundit e ‘Final 8 Kupës së Kosovës’ edicioni Agim Lluka – sot zhvillohen tri ndeshjet finale

Adhuruesit e basketbollit janë gati për një spektakël të jashtëzakonshëm, ku sot e diel do të zhvillohen tri finalet e Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka.

Tri finale të ‘zjarrta’ që do të rritin adrenalinën në maksimum për të mësuar fituesit e rinj të garës shumë të rëndësishme për basketbollin e Kosovës.


Gjashtë skuadra në garë për tri trofe, kurse çmim shumë i rëndësishëm është edhe MVP, apo më i miri i turneut.

Gjashtë orë plot emocione dhe ethe për njërin nga trofetë më të çmuar në basketboll.

Nga ora 12:00 do të përballen Istogu dhe New Basket, në finalen e Ligës së Parë. Istogasit në gjysmëfinale mundën favoritin Vëllaznimin, me shifrat 75:74, në një ndeshje dramatike, kurse prizrenasit e kishin më lehtë ndaj Vushtrrisë, duke e mundur me rezultat 85:71.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet mes Prishtinës dhe Bashkimit, në finalen e femrave. Këto dy skuadra kanë histori dhe rivalitet të madh ndërmjet tyre, duke e bërë përballjen edhe më interesante. Si skuadra prishtinase, ashtu edhe ajo prizrenase e duan trofeun e Kupës, duke pasur synime të mëdha në këtë edicion.

Kryeqytetaset në gjysmëfinale kishin mundur Trepçën me shifrat 86:50, ndërsa prizrenaset eliminuan Penzën me rezultat 77:80, në një takim mjaft dramatik. Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00.

Finalja e meshkujve zhvillohet mes Trepçës dhe Bashkimit nga ora 18:00. Mitrovicasit në rrugën drejt finales kanë mundur Rahovecin 77:57 dhe Pejën 83:76, kurse Bashkimi mundi rivalin lokal Prizrenin 16 me rezultat 69:94 dhe Golden Eagle Yllin 72:78. ‘Xehetarët’ e kanë fituar katër herë Kupën, ndërsa ‘Portokallezinjtë’ vetëm një herë.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ‘Karagaçi’ të Pejës, aty ku u zhvilluan të gjitha takimet e Final 8.

Finalet transmetohen ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori