LAJMI I FUNDIT:

Distria në gjysmëfinale të Evropianit, Nora kërkon të bronztën me anë të repesazhit

Distria në gjysmëfinale të Evropianit, Nora kërkon të bronztën me anë të repesazhit

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale, ndërsa Nora Gjakova është eliminuar, por kërkon të bronztën me anë të repesazhit në Kampionatin Evropian individual të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.

Dy xhudistet nga Kosova mund ta përfundojnë ditën duke fituar medalje në Kampionatin Evropian individual.


E para është Gjakova, e cila u eliminua në çerekfinale nga Pauline Starke e Gjermanisë me një ‘waza-ari’ në kohën shtesë.

Gjakova tani e kërkon medaljen e bronztë me anë të repesazhit në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo do të garojë me gjermanen Seija Ballhaus në ndeshjen e medaljes, pasi izraelitja Timna Nelson Levy e ka dorëzuar ndeshjen.

Në anën tjetër, Distria ka performuar më mirë duke shënuar fitore në çerekfinale dhe duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Në çerekfinale, xhudistja jonë eliminoi Gultaj Mammadaliyeva nga Azerbajxhani, ndërsa në gjysmëfinale do të ndeshet me italianen Odette Giuffrida. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori