LAJMI I FUNDIT:

Disa nga yjet më të mëdhenj të Hollywoodit që kanë qenë ndër vite pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë

Disa nga yjet më të mëdhenj të Hollywoodit që kanë qenë ndër vite pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë

Edicioni i 28-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë fillon me ceremoninë e hapjes me yje të shumtë nga e gjithë bota dhe rajoni që do të ecin në tapetin e kuq.

Festivalin e Filmit në Sarajevë ndër vite e kanë vizituar shumë yje të famshëm, ndërsa më poshtë po ju paraqesim emrat më të rëndësishëm që kanë kaluar në tapetin e kuq në Sarajevë gjatë viteve të fundit.


Morgan Freeman

I ftuar nderi në edicionin e 16-të të Festivalit në 2010 ishte fituesi i ‘Oscar’, Morgan Freeman.

Për nder të tij, Festivali organizoi një shfaqje gala të produksionit të tij “Invictus”.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Një vit më vonë, bashkëshortët e atëhershëm, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ishin të ftuarit e nderit në Festivalin e Filmit në Sarajevë.

Jolie nuk i mbajti dot lotët teksa u nderua me një çmim, të cilin ia dha drejtori i atëhershëm i festivalit, Miro Purivatra, gjatë një ceremonie në Teatrin Kombëtar.

Të gjitha lajmet nga Sarajevo Film Festival
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sarajevo Film Festival

Orlando Bloom

Sarajevën gjatë SFF-së e ka vizituar edhe aktori i njohur, Orlando Bloom. Si pjesë e vizitës së tyre në Festivalin e Filmit të Sarajevës, Bloom dhe të ftuarit vizituan disa nga vendet e festivalit dhe u gëzuan nga shoqërimi me menaxhmentin e këtij evenimenti.

Mickey Rourke

Ylli kryesor i SFF-së së 15-të në 2009 ishte Mickey Rourke. Ai u prezantua para publikut të festivalit natën e fundit të SFF në shfaqjen e filmit “The Ërestler”. Ai erdhi në Sarajevë së bashku me regjisorin e filmit, Darren Aronofsky, për të cilin ishte vizita e tij e dytë në këtë vend.

Robert De Niro

Aktori, regjisori dhe producenti Robert De Niro, dy herë fitues i ‘Oscar’, hapi edicionin e 22-të të SFF në 2016.

Benicio Del Toro

Benicio Del Toro, fitues i një çmimi në këtë festival, ka qenë pjesëmarrës në vitin 2015.

“Është një nder të jem në Sarajevë”, kishte thënë ai në një deklaratë para mediave.

Daniel Craig

Aktori i njohur Daniel Craig ka vizituar Festivalin e Filmit të Sarajevës në vitin 2005. Një nga aktorët britanikë më të kërkuar u prezantua para publikut të Sarajevës me filmin “Layer Cake” me regji të Mattheë Vaughn, në të cilin ai luajti rolin kryesor.

Sarajevo Film Festival

Gerard Depardieu, John Cleese, Kevin Spacey, Gillian Anderson dhe shumë të tjerë vizituan gjithashtu SFF. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori