LAJMI I FUNDIT:

Diona Fona vjen sensuale në videoklipin e duetit me ZieZie

Diona Fona vjen sensuale në videoklipin e duetit me ZieZie
(Foto: Screenshot/YouTube/Diona Fona)

“Fire” është titulli i këngës së re, të cilën Diona Fona e ka sjellë në bashkëpunim me reperin britanik, ZieZie.

Është një këngë me një videoklip veror, në të cilin nuk mungojnë skenat atraktive dhe sensuale me këngëtaren në plan të parë.


Niklas Neumann e ka bërë miksimin, kurse Lex Barkey masterizimin e projektit të ri muzikor.

(Foto: Instagram/dionafona)

Hana Atic qëndron prapa konceptit për anën vizuale në realizmin e videoklipit.

Krahas ritmeve të pëlqyeshme verore të “Fire”, Diona shfaqet tërheqëse në videon muzikore të kësaj kënge. /Telegrafi/