LAJMI I FUNDIT:

Diona Fona premton bashkëpunime: Nuk e imagjinoj veten në skenë pa Gjikon dhe Big Bang

Diona Fona premton bashkëpunime: Nuk e imagjinoj veten në skenë pa Gjikon dhe Big Bang

Ylli në ngritje i skenës muzikore shqiptare, Diona Fona, në një intervistë për Telegrafin ka folur rreth projektit më të fundit të saj.

Diona Fona të mërkurën lansoi projektin e ri të saj të titulluar “Havera”, i cili erdhi me një videoklip ku ajo u shfaq plot stil.


Bukuroshja tregon se ajo do të sjellë shumë bashkëpunime, por së pari synon të ndërtojë bazën e saj, teksa nuk e imagjinon veten në muzikë pa producentin Big Bang.

“E kam ndjerë se ishte shumë e rëndësishme për mua që të mbes e përfshirë në muzikë dhe në performim në përgjithësi, pasi që më ka ndihmuar që të zhvilloj aftësitë dhe të startoj këtë karrierë. Të rrethoj veten me profesionistë në performanca skenike, të cilat më bënë të kuptoj jo vetëm si punon industria, por edhe se si të kem sukses”.

Dafina Zeqiri përkrah Diona Fonën
Lexo po ashtu Dafina Zeqiri përkrah Diona Fonën

“Unë Kam arritur që t’i provoj zhanret e ndryshime dhe të arrij të zbuloj atë që mua më përshtatet më së shumti. Çdo ditë unë po mësoj më shumë e më shumë për veten dhe të jem artisti që dua të bëhem. Jeta në Londër më inspiron çdo ditë, për shkak të talentit ëprreth meje”, theksoi ajo teksa foli për prezencën e muzikës në jetën e saj.

Ajo shtoi se Big Bang është njeriu kryesor prapa saj.

Sukses i madh në orët e para për Diona Fonën
Lexo po ashtu Sukses i madh në orët e para për Diona Fonën

“Unë fillova të punoj me BigBang dhe Redbox kur isha 13 vjeçare dhe ata kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim. Puna me Gjikon dhe BigBang erdhi natyralisht dhe muzikalisht, gjithçka ka rrjedhur pasi që ata më kanë përkrahur nga fillimi”.

“Unë nuk kam mundur të paramendoj veten pa BigBangun, ai e di se si tingëlloj unë dhe është e merkullueshme të punosh me vëllezër kaq të talentuar”.

“Natyrisht se do të ketë shumë bashkëpunime, kur të ndërtoj bazën e karrierës time”, u shpreh Diona për Telegrafin.

Deri tash Diona ka arritur rreth 50 mijë klikime në YouTube, një numër mjaft i madh për singlin e saj të parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Magazina
Kalo në kategori