LAJMI I FUNDIT:

Dikur miq të mirë, ndërsa tani Jay-Z sulmon Kanye Westin në këngën e tij të re

Dikur miq të mirë, ndërsa tani Jay-Z sulmon Kanye Westin në këngën e tij të re
Jay Z dhe Kanye West (Foto: Getty Images/Guliver)

Reperët Jay-Z dhe Kanye West vite më parë kishin një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Por një miqësi e tillë mesa duket nuk ekziston më tani, kjo ngase raportet mes tyre janë prishur.


Dy reperët që dikur kishin bashkëpunuar për albumin e tyre, thuhet se i kanë prishur marrëdhëniet për shkak të mbështetjes që Kanye i jep presidentit Donald Trump.

Reperi Kanye West dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump (Foto: Oliver Contreras – Pool/Getty Images/Guliver)

Sipas burimeve pranë tyre, janë gjithashtu edhe dy arsye tjera që kanë çuar dyshen drejt kësaj prishjeje: 1- Jay Z dhe Beyonce nuk shkuan në dasmën e Kardashian – West dhe 2- ekziston edhe një diskutim i tretë nëse Jay Z i dha Kanye-s 20 milionë dollarë.

Sidoqoftë, thuhet se Jay-Z i ka dedikuar disa vargje ‘diss’ reperit West në këngën e tij të fundit.

Këto vargje citojnë fjalët:

“Jo kapele e kuqe, jo Michael dhe Prince, unë dhe Ye
Ata u ndanë nga ty kur ti more ADN-në e Michael dhe Prince, uh
Nuk është një nga ato djemtë që ti solle
Shtëpia ime duket si një resort, shtëpia ime është më e madhe se e jotja
Bashkëshortja… (Hë pra, burrë)
Rruga ime është më e mirë, sigurisht”

Jay-Z (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Me kapele të kuqe, Jay-Z i referohet faktit se Kanye West mbështet presidentin Donald Trump, pasi në këtë kapele shkruhet “Bëje Amerikën të mrekullueshme sërish”.

Kjo kapele është e njohur veçanërisht për faktin se një të tillë e vënë në kokë të gjithë përkrahësit e Trumpit. /Telegrafi/

Kanye West (Foto: Oliver Contreras – Pool/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Frenkie De Jong martohet me të dashurën e fëmijërisë Mikky Kiemeney pas 10 vjetësh së bashku

Frenkie De Jong martohet me të dashurën e fëmijërisë Mikky Kiemeney pas 10 vjetësh së bashku

Magazina
I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

I dashuri i Halle Berry-t, Van Hunt, publikon një fotografi nudo të aktores, për nder të Ditës së Nënës

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
“Ta ngul thikën dhe qesh” - Aktori Jul Deda dhe Graciano Tagani flasin për konkurrenten e BBVA

“Ta ngul thikën dhe qesh” - Aktori Jul Deda dhe Graciano Tagani flasin për konkurrenten e BBVA

Magazina
Heidi dhe Romeo sjellin kërcim pasionant, teksa shijojnë muzikën në oborrin e shtëpisë

Heidi dhe Romeo sjellin kërcim pasionant, teksa shijojnë muzikën në oborrin e shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori