LAJMI I FUNDIT:

Dikur ikonë e komedive romantike – Cameron Diaz nuk ka luajtur në një film qe shtatë vjet

Dikur ikonë e komedive romantike – Cameron Diaz nuk ka luajtur në një film qe shtatë vjet
(Foto: PopSugar)

Roli i saj i fundit ishte në filmin “Annie” (2014), i cili fitoi 113 milionë dollarë, si dhe mori kritika të përziera në lidhje me aftësinë e Cameron Diaz për të luajtur personazhin e Colleen Hannigan.

Pas këtij filmi, biondja e famshme vendosi të tërhiqej nga industria e filmit dhe vetëm njoftoi se po largohej, pa thënë asnjë arsye pse po tërhiqej.


Ndërsa më vonë, aktorja, e cila sot është 49 vjeçare, vendosi ta tregonte arsyen pse nuk luan më nëpër filma.

“Kur bëni diçka në një nivel të lartë për një kohë të gjatë dhe jepni më të mirën tuaj, atëherë vazhdimisht pritet që të jeni në një nivel të lartë. Kisha përshtypjen se isha përmbushur plotësisht në të katërdhjetat, se dhashë gjithçka”, ka shpjeguar Diaz.

Cameron shtoi se ritmi i tillë i jetës nuk i jepte kohë për familjen dhe rutinën që e kishte dëshiruar, prandaj donte të merrte kontrollin e jetës së saj.

Ky vendim ishte i duhuri për të dhe ajo shpejt u takua me Benji Madden, me të cilin u martua në vitin 2015 dhe katër vjet më vonë u bënë prindër të vajzës Radix. Cameron thotë se duke krijuar një familje, ajo përmbushi të gjitha dëshirat e saj.

“Kjo më plotëson më shumë se çdo gjë tjetër që kam arritur në jetën time. Unë nuk kam më atë që duhet për të bërë një film të suksesshëm, e gjithë energjia ime është e përqendruar në familje dhe kjo është gjëja më e mirë në botë”, ka theksuar Diaz.

Aktorja u shfaq për herë të parë në film në vitin 1994, së bashku me Jim Carrey në “The Mask”, ndërsa shpejt u bë e preferuara e publikut, duke luajtur në komedi të shumta romantike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin

Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin "Time 100"

Magazina
Kalo në kategori