LAJMI I FUNDIT:

Dijetarët tërheqin vërejtjen: Këto gjashtë gjëra mos ia tregoni askujt, ruani si sekret!

Dijetarët tërheqin vërejtjen: Këto gjashtë gjëra mos ia tregoni askujt, ruani si sekret!

E para që duhet të mbroni si sekret, thonë dijetarët, janë planet tuaja largpamëse.

Kjo botë, ndonëse është e krijuar në të vërtetën, megjithatë kërkon balancim, dhe prandaj njerëzit e mençur na tërheqin vërejtjen që ekzistojnë disa gjëra të cilat, megjithatë, më mirë është t’i mbajmë për vete, transmeton Telegrafi.


E para që duhet të mbroni si sekret, thonë dijetarët, janë planet tuaja largpamëse. Provoni të heshtni deri në momentin kur plani juaj të mos realizohet.

E dyta, mos bisedoni për bamirësinë tuaj – e rrallë është kjo në botë, dhe prandaj duhet ta ruani si dritën e syve tuaj. Mos e lavdëroni veten për shkak të veprave të mira.

E treta, për të cilën nuk duhet të bisedoni, por edhe sipas rekomandimit të dijetarëve, është për asketizmin tuaj. Mos llomotisni në prani të të tjerëve për përkufizimet tuaja në ushqim, në marrëdhënie seksuale etj.

d

E katërta, për të cilën do të duhej të heshtni – për guximin dhe trimërinë tuaj. Sfidat e jashtme janë të dukshme, andaj njerëzit për to marrin shpërblime, por kapërcimin e sfidave të brendshme askush nuk e vëren, dhe natyrisht as shpërblime nuk marrin.

E pesta, për të cilën nuk është bash e nevojshme të tregoni detaje para të tjerëve – është të mos bisedoni për problemet familjare. Dhe përgjithësisht për jetën tuaj private. Mbajeni në mend, sa më pak që të flisni për problemet e familjes suaj, ajo do të jetë më e fortë dhe më stabile.

Dhe, e gjashta, ato janë fjalët e këqija dhe thashethemet të cilat i dëgjoni gjatë ditës. Dhe njeriu, i cili kthehet në shtëpi, dhe tregon të gjitha budallallëqet të cilat i ka dëgjuar gjatë ditës, me asgjë nuk dallon nga njeriu i cili hyn në shtëpi dhe nuk i zbath këpucët. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?

Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?

Lifestyle
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori