LAJMI I FUNDIT:

Diçka e rrallë vjen nga familja Ramsey: Babë e bir nënshkruajnë në të njëjtën ditë për Cardiff Cityn

Diçka e rrallë vjen nga familja Ramsey: Babë e bir nënshkruajnë në të njëjtën ditë për Cardiff Cityn

Kapiteni i Uellsit, Aaron Ramsey ka mbyllur marrëveshjen për rikthim në klubin e tij të fëmijërisë Cardiff City me një kontratë dyvjeçare, por këtë gjë e bën edhe më të veçantë fakti që edhe djali i tij shtatëvjeçar Sonny iu bashkua akademisë së klubit në të njëjtën ditë.

Ramsey bëri 22 paraqitje për Bluebirds si adoleshent dhe gjashtë të tjera në huazim nga Arsenali në 2011 dhe mbetet lojtari i tyre më i ri ndonjëherë që ka debutuar me klubin.

Ramsey ka fituar tre trofe me Arsenalin, ndërsa më pas iu bashkua Juventusit duke fituar titullin në Serie A dhe një Kupë të Italisë. Një trofe e fitoi edhe Rangers përpara se të bashkohej me Nice.


“Ndenj e pabesueshme që më në fund të kthehem këtu. Gjithmonë kam menduar se një ditë do të kthehesha, dhe tani është koha e përkryer për ta bërë këtë”.

“Të kthehem me familjen time dhe me fytyra të njohura është thjesht e shkëlqyer, kështu që jam i kënaqur që jam kthyer këtu tani. Më kanë munguar shumë gjatë vitit të fundit, kështu që ishte e rëndësishme për mua të kthehesha pranë tyre”.

“Natyrisht që unë jam tifoz i Cardiff Cityt dhe duke i parë ata gjatë viteve që kur kam qenë larg, ne kemi pasur momente kur ishim ulët, por edhe disa momente në nivele të larta, duke qenë në Ligën Premier dhe duke përfaqësuar Cardiffin në skenën e madhe. Ky është objektivi im – të përpiqem të ndihmoj bashkëlojtarët e mi dhe këtë klub që të kthehen në krye”.

Ramsey bie pre e një mashtrimi nga tifozët e Juventusit - videoja bëhet virale në internet
Lexo po ashtu Ramsey bie pre e një mashtrimi nga tifozët e Juventusit - videoja bëhet virale në internet

Po ashtu edhe djali shtatë vjeçar, Sonny, gjithashtu i është bashkuar akademisë së Cardiff, duke nënshkruar kontratën e tij së bashku me të atin.

Cardiff e shmangu për pak rënien nga Championship sezonin e kaluar, duke përfunduar vetëm katër pikë mbi tre të fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori