LAJMI I FUNDIT:

DiCaprio dhe Morrone nuk e fshehin më romancën

DiCaprio dhe Morrone nuk e fshehin më romancën
NEW YORK, NY - SEPTEMBER 12: Leonardo DiCaprio attends Unitas Third Annual Gala Against Human Trafficking at Capitale on September 12, 2017 in New York City. (Photo by Noam Galai/Getty Images for UNITAS)

Leonardo DiCaprio pas shumë spekulimeve se ka të dashur të re, duket se ka vendosur që tashmë mos ta fsheh romancën që e ka filluar me bukuroshen argjentinase.

Çifti përfundimisht kanë vendosur që mos ta fshehin dashurinë e tyre pasi që u panë në rrugët e qytetit të New Yorkut.


Aktori 43-vjeçar dhe modelja 20-vjeçare, Camila Morrone u fotografuan teksa shkuan udhëtuan me taksi në një fshat piktoresk të njujorkut.

Ylli i Hollivudit me mjekër mbante një kapele të bejsbollit dhe kishte të veshur një fanellë të bardhë dhe xhinse.

E dashura e yllit hollivyudian kishte përzgjedhur një palë pantallona sikur të ushtrisë dhe një fanellë të bardhë që i zbulonte barkun.

Flokët e gjata i kishte liruar dhe mbante një çantë të zezë ndërsa një zinxhir i mbërthente trupin fantastik.

Theksojmë se dyshja u lidhën në mes të dhjetorit, kur ishin takuar para shtëpisë së aktorit.

Kujtojmë se nëna e Morrone, Lucila Sola, 42-vjeçarja është në lidhje me 78-vjeçarin Al Pacino. /Telegrafi/