LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi, takimi i 18 gushtit dhe deklaratat e emisarit të SHBA-së dhe Gjermanisë

Dialogu Kosovë-Serbi, takimi i 18 gushtit dhe deklaratat e emisarit të SHBA-së dhe Gjermanisë

Më 18 gusht do të takohen në Bruksel kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Është raportuar se në këtë takim do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët, e që ka të bëjë me personat e zhdukur gjatë luftës.


Lidhur me këtë, zëdhënësi i BE-së për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, tha se nuk komentojnë spekulimet në media.

“Nuk komentojmë spekulime në media dhe nuk paraprijmë takimet që organizojmë me spekulime për një përfundim të mundshëm”, deklaroi Stano.

I pyetur se pse nuk është bërë publike ende agjenda e takimit, ai tha se një gjë të tillë do ta bëjnë më afër datës kur zhvillohet takimi.

“Lidhur me takimin e nivelit të lartë të dialogut me Presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Bruksel më 18 gusht, do të publikojmë më shumë detaje rreth tij, përfshirë agjendën, më afër datës kur do të zhvillohet”, u shpreh tutje Stano.

Deklaratë e përbashkët për të pagjeturit në takimin e 18 gushtit? Deklarohet BE-ja
Lexo po ashtu Deklaratë e përbashkët për të pagjeturit në takimin e 18 gushtit? Deklarohet BE-ja

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, do të takohen në Bruksel, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës si rezultat i vendosjes së masave të reciprocitetit nga ekzekutivi kosovar.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi në Bruksel

Herën e fundit ata janë takuar më 5 maj në një darkë joformale, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak të cilët paraprakisht ishin takuar ndaras me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

E lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe integrimin evropianë, kanë folur edhe emisarët për Ballkanin, ai i SHBA-së dhe Gjermanisë.

Emisari gjerman për Ballkanin, Manuel Sarazin, ka takuar të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një shkrim në Twitter, Sarazin ka thënë se dy vendet ndajnë interesim të përbashkët për rajonin.

Emisarët Escobar dhe Sarazin: Bashkë me partnerët tanë evropianë mund t'ia sigurojmë rajonit rrugën drejt BE-së
Lexo po ashtu Emisarët Escobar dhe Sarazin: Bashkë me partnerët tanë evropianë mund t'ia sigurojmë rajonit rrugën drejt BE-së

Tutje shtoi se Berlini e Washingtoni mund t’ia sigurojnë vendeve të Ballkanit anëtarësimin në BE.

Emisari gjerman për Ballkanin, Manuel Sarazin

“E mrekullueshme të vizitosh emisarin Special Escobar në Washington. Gjermania dhe SHBA-ja ndajnë interesim të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Bashkë me partnerët tanë evropianë mund ta sigurojmë rrugën e rajonit në BE. Shihemi së shpejti” ka shkruar Sarrazin.

Ndryshe, Escobar, ditë më parë tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.

“Sa më shumë të shtyhet rezistenca ndaj Asociacionit, aq më afër është ideja serbe për të”, tha ai.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Escobar tha se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori