LAJMI I FUNDIT:

Di Maria befason të gjithë: Nuk ishte vendimi im për tu larguar, klubi më tregoi derën

Di Maria befason të gjithë: Nuk ishte vendimi im për tu larguar, klubi më tregoi derën

Angel Di Maria është larguar nga Paris Saint Germain pas shtatë viteve qëndrim në Parc de Princes.

Sulmuesi argjentinas zhvilloi ndeshjen e fundit ndaj Metz me fanellën e parisienëve, duke u larguar si një legjendë nga ky klub.


Megjithatë dëshira e lojtarit ka qenë që të qëndroj së paku edhe një vit me parisienët, por klubi vendosi ta largoj atë.

Ka qenë vet futbollisti argjentinas që ka konfirmuar një gjë të tillë, duke thënë se largimi i tij është vendim i klubit.

“Është një vendim i klubit, unë dëshiroja të qëndroja edhe një vit këtu për të realizuar ëndrrën dhe të fitonim Ligën e Kampionëve me PSG. I shkuam pranë, humbëm në finale dhe ky është pengu im i vetëm këtu. Jam i bindur që së shpejti djemtë do t’ia dalin”, u shpreh Di Maria.

34-vjeçari tha se ka kaluar shtatë vite të mrekullueshme në klubin francez.

“Shtatë vite të pabesueshme dhe të paharrueshme. Gjëja më e rëndësishme është dashuria që kam marrë. Ultrasit kënduan për mua, njësoj si pas sfidës kundër Borussia Dormtund në Ligën e Kampionëve. Kjo tregoj se këtu kam bërë gjëra të mira dhe më bën të lumtur”, tha Di Maria.

Juventusi rikthehet te përvoja dhe lojtarët falas: Pogba, Di Maria dhe Perisic në listën e dëshirave te Allegrit
Lexo po ashtu Juventusi rikthehet te përvoja dhe lojtarët falas: Pogba, Di Maria dhe Perisic në listën e dëshirave te Allegrit

Krejt në fund ai u pyet edhe për Juventusin, ku sipas mediave të ndryshme pritet të jetë lojtari i ri i bardhezinjve.

“Jo, jam i qetë. Po mendoj për vetën time dhe familjën. Më vonë do të shoh se kush do të jetë zgjidhja më e mirë për të ardhmen time”, u shpreh Di Maria. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori