LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në familje, vetëm të dielën policia raportoi për gjashtë raste

Dhuna në familje, vetëm të dielën policia raportoi për gjashtë raste

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues në shoqëri. Vetëm gjatë ditës së diel, policia raportoi për gjashtë raste të dhunës në familje në disa qytete në Kosovë.

Sipas një raporti të policisë,  në Prishtinë kanë ndodhur disa raste të dhunës, ku edhe janë intervistuar palët e përfshira, transmeton Telegrafi.


“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë ish bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare e kishte kanosur me fjalë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia po ashtu ka njoftuar se në Prishtinë një burrë ka raportuar se ka pasur dhunë psikike nga bashkëshortja e tij.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se që nga fillimi i martesës, ka pasur dhunë psikike nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, theksohet në raport.

Gjithashtu, policia ka informuar edhe për një rast të dhunës në Drenas, ku një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i tij.

“Më 02.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Përleshje me thikë ka pasur edhe në Viti, ku vëllai ka therur me thikë vëllain e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, me një mjetë të mprehtë (thikë) ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Kurse, në qytetin e Pejës, policia ka arrestuar një person, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte ofenduar viktimën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka ofenduar viktimën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori