Serie A ishte në kulmin e saj në sezonin 1988/89, duke lënë pas të gjitha ligat e mëdha evropiane.

Atëherë ishin pjesë e saj lojtarët më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit, posaçërisht sulmuesit.

Top dhjetë lojtarët italianë që pritet të shpërthejnë në të ardhmen (Foto) Top dhjetë lojtarët italianë që pritet të shpërthejnë në të ardhmen (Foto)

Me këtë rast jemi ndalur te golat e tyre, por tek ata që kanë shënuar më së shumti radhazi në Serie A, transmeton Telegrafi.

Më poshtë keni top dhjetëshen dhe normalisht nuk mungojnë befasitë:

10. Andriy Shevchenko (6 ndeshje radhazi për Milanin në sezonin 2000/01).

9. Adriano (6 ndeshje me Parman në 2003/04)

8. Gianfranco Zola (6 ndeshje me Parman në 1993/94).

7. Ronaldo (6 ndeshje me Interin në 1997/98).

6. Antonio Di Natale (7 ndeshje me Udinesen në 2009/10).

5. Alessandro Matri (7 ndeshje me Cagliarin në 2009/10).

4. David Trezeguet (7 ndeshje me Juventusin në 2000/01).

3. Paulo Barreto (8 ndeshje me Barin në 2009/10).

2. David Trezeguet (9 ndeshje me Juventusin në 2005/06).

1. Gabriel Batistuta (11 ndeshje me Fiorentinan në sezonin 1994/95).

/Telegrafi/