LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës që mund të luajnë El Casicon e fundit të dielën në karrierën e tyre

Dhjetë lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës që mund të luajnë El Casicon e fundit të dielën në karrierën e tyre

Real Madridi do të jetë nikoqir i Barcelonës për përballjen  që zhvillohet të dielën nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu.

Takimi mes dy skuadrave më të mira në Spanjë mund të vendosë edhe titullin e La Liga-s, pas diferenca mes tyre është e ngushtë.


Blaugranasit janë lider me 55 pikë, derisa madrilenët kanë dy më pak, e që në rast të fitores mund të thellohet apo mund të kalojë për një pikë dallim në vendin e parë.

Mirëpo, janë dhjetë lojtarë mes të dyja klubeve që mund të shijojnë El Clasicon e fundit në karrierë, shkaku që po luftojnë për të ardhmen e tyre.

Daily Mail ka përpiluar një listë me dhjetë lojtarët që mund të luajnë derbin më të madh në Spanjë për herë të fundit:

Dani Carvajal

Dani Carvajal mund të mbajë pozitën e tij edhe për disa vite, mirëpo nëse vazhdon me këtë formë, atëherë Achraf Hakimi që është në huazim te Borussia Dortmundi mund ta lë jashtë formacionit bazë.

Luka Modric

Ish-fituesi i Topit të Artë duket se po e shijon sezonin e fundit në Santiago Bernabeu, pasi në verën e këtij viti pritet të largohet nga skuadra dhe aty mund të luajnë lojtarë si, Paul Pogba, Donny van de Beek, ose i huazuari Martin Odegaard.

Toni Kroos

Gjermani mund të lirojë vendin për lojtarë të rinj edhe pse pozita e tij nuk është në rrezik si ajo e mesfushorit kroat.

Gareth Bale

Ka disa vite që raportohet se uellsiani do të largohet nga Real Madridi, por që vera e këtij viti do të përcaktojë të ardhmen e tij e që me gjasë do të largohet nga madrilenët.

Karim Benzema

Sulmuesi francez është 32-vjeçar dhe Real Madridi po kërkon një zëvendësues ideal për të, derisa Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Mauro Icardi mund të zëvendësojnë atë.

Samuel Umtiti

Mbrojtësi francez ka kohë që lidhet me një largim nga Camp Nou, shkaku i formës së tij të luhatshme dhe lëndimeve të shpeshta.

Arthur Melo

Duket se Quique Setien nuk është i impresionuar me formën e tij dhe po mendon që ta largojë, Braziliani nuk ka luajtur një takim të plotë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Ivan Rakitic

Mesfushori kroat ishte shumë pranë largimit në verën e kaluar, mirëpo Barcelona vendosi që mos ta shesë atë, gjersa Interi dhe Juventusi  janë në garë.

Junior Firpo

Mbrojtësi aktualisht po luan te katalunasit shkaku i lëndimit të Jordi Alabas, e që në këtë javë në përballjen ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve bëri një gabim trashanik duke u dhënë italianëve epërsinë. Ndaj Real Madridi duhet të bëjë një paraqitje fenomenale, në mënyrë që të tregojë se ka të ardhme në Camp Nou.

Nelson Semedo

Portugezi nuk po gjen rehati te kampioni i La Liga-s dhe largimi i tij në këtë verë thuhet se mund të jetë i mundur, derisa Juventusi e Manchester City janë dy skuadrat në garë. /Telegrafi/

Nelson Semedo (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori