LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë klauzolat më të mëdha të lojtarëve të Barcelonës

Dhjetë klauzolat më të mëdha të lojtarëve të Barcelonës

Lajmi i ditës së shtunë në botën e futbollit ishte rinovimi i Lionel Messit me Barcelonën.

Argjentinasi vazhdoi kontratën edhe për katër vite, duke konfirmuar se do të jetë pjesë e klubit katalunas deri në vitin 2021.


Messi është një nga lojtarët më të kërkuar, posaçërisht nga PSG, Manchester City, klubet nga Kina dhe Arabia Saudite dhe kështu atij i është vendosur një klauzolë.

‘Dueli i shakave’ mes djalit të Messit dhe Suarezit, është gjëja më e bukur që mund të shikoni këtë fundjavë (Foto/Video)
Lexo po ashtu ‘Dueli i shakave’ mes djalit të Messit dhe Suarezit, është gjëja më e bukur që mund të shikoni këtë fundjavë (Foto/Video)

Klauzola e largimit është 700 milionë euro, pra një shifër që vështirë se ndonjë klub mund ta arrijë ta paguajë.

Kështu 30-vjetari është lojtari me klauzolën më të madhe te Barcelonë, i ndjekur nga Ousmane Dembele me 400 milionë, ndërsa në vendin e tretë është Gerard Pique me 200 milionë euro.

Klauzolë si të mbrojtësit spanjoll kanë edhe Sergio Busquets dhe Luis Suarez, të cilët edhe mbyllin top pesëshen.

Në vendin e gjashtë renditet Andre ter Stegen me 180 milionë euro, pas tij vijnë Jordi Alba (140 milionë), Paulinho (120 milionë) dhe Ivan Rakitic (110 milionë euro).

Ndërsa top dhjetëshja mbyllet nga Arda Turan me 110 milionë euro.

Vlen të theksohet se Andre Iniesta ka rinovuar ditë më parë me një kontratë të përjetshme, e cila nuk ka klauzolë lirimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori