George Clooney mund të jetë ‘plakur’ paksa me kalimin e viteve, por portofoli i tij nuk e ka vënë re plakjen.
Edhe këtë vit ai kryeson listën e aktorëve më të paguar, me të hyra 239 milionë dollarë, që nga data 1 qershor 2017 deri më 1 qershor 2018.
57-vjeçari kryeson renditjen vjetore të Forbes për aktorët më të paguar, e cila paraqet njëherësh edhe të ardhurat e nëntë aktorëve tjerë më të paguar brenda vitit.
1. George Clooney, 239 milionë dollarë në vit (Foto: Getty Images)
George Clooney është një aktor fenomenal dhe yll i madh në fushën e tij, por aktori i njohur i bëri paratë e tij edhe në industrinë e pijeve këtë vit. Clooney shiti kompaninë e tij tequila për një shumë të madhe parash parash.
2. Dwayne ‘The Rock’ Johnson, 124 milionë dollarë në vit (Foto: Getty Images)
Kjo me siguri nuk mund të jetë e papritur për askënd, pasi ‘Rock’ tash e sa vite vazhdon të jetë një prej aktorëve më të angazhuar në projekte.
3. Robert Downey Jr. – 81 milionë dollarë në vit (Foto: Getty Images)
Është kjo shuma që e rendit të tretin në këtë listë aktorin Tony Stark. Shumica e fitimeve të tij vijnë nga roli në “Iron Man”.
4. Chris Hemsworth, 64.5 milion dollarë në vit (Foto: Getty Images)
Aktori i filmit “Thor” kryeson i katërti me radhë listën e Forbes, kjo falë dy roleve të mëdha që pati në “Thor Ragnarok” dhe “Avengers: Infinity War” brenda një viti.
5. Jackie Chan, 45.5 milion në vit (Foto: Getty Images)
Një shumë e çmendur parash për të fituar në një vit, por e përshtatshme për Jackie Chan. Ylli mega kinez pritet të nënshkruajë edhe disa kontrata tjera këtë vit, të cilat do të ngritin fitimet e tij.
6. Will Smith, 42 milionë dollarë në vit (Foto: Getty Images)
Janë të ardhurat e Will Smithit në moshën 49 vjeçare. Smithi grumbulloi gjysmën e asaj sasie përmes rolit të tij në “Bright”, por në vitin 2019 ne presim më shumë prej tij ndërsa do të marrë rolin e “Aladdin”.
7. Akshay Kumar, 40.5 milion dollarë në vit (Foto: Getty Images)
Është një shumë mjaft e madhe ajo që Akshay Kumar çon në shtëpi. Aktori më i paguar i Bollywoodit renditet i pesti në këtë listë. Kumar fiton paratë e tij jo vetëm falë roleve në filmave, por edhe si imazh i disa kompanive reklamuese.
8. Adam Sandler, 39.5 milion dollarë në vit (Foto: Getty Images)
Të ardhurat e tij nga shfaqjet e komedive me gjashtë shifra dhe një marrëveshje me Netflix e renditin të tetin në këtë listë aktorin Adam Sandler, i cili fiton afro 40 milionë dollarë në vit.
9. Salman Khan, 38.5 milion dollarë në vit (Foto: Getty Images)
Është shuma me të cilën paguhet ky aktor masiv i Bollywoodit. Roli i tij në filmin “Tiger Zinda Hai” i solli atij shumë fitime brenda një viti.
10. Chris Evans, 34 milionë dollarë në vit (Foto: Getty Images)
Chris Evans renditet i dhjeti në listën e Forbes për aktorët më të paguar. Roli i tij në “Avengers” i solli atij shumë fitime brenda një viti. /Telegrafi/