Dhjetë adoleshentët më të vlefshëm në Kupën e Botës 2026: Yamal i pari, Alajbegovic i fundit

Faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave, Transfermarkt, ka publikuar një listë me dhjetë lojtarët më të vlefshëm nën moshën 20 vjeç që do të luajnë në Kupën e Botës, e cila do të mbahet në Kanada, SHBA dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Në krye të listës është talenti spanjoll Lamine Yamal, i cili ka shkëlqyer tash e sa vite me fanellën e Barcelonës.
Vlera e tij vlerësohet në 200 milionë euro, duke e bërë atë adoleshentin e vetëm në botë që vlen më shumë se 100 milionë euro.

Në vendin e dytë është anësori i Bregut të Fildishtë, Yan Diomande, i vlerësuar me 90 milionë euro dhe i lidhur me klube si Liverpool dhe PSG.
Në vendin e tretë është qendërmbrojtësi spanjoll Pau Cubarsi, i vlerësuar me 80 milionë euro, i cili, pavarësisht moshës së tij të re, ka qenë titullar në ekipin e parë për klubin katalunas për vite me radhë.
Vendi i katërt shkon për mbrojtësin kroat nën pronësi të Tottenham Hotspur, Luka Vuskovic, i cili vlerësohet në 60 milionë euro, po aq sa talenti brazilian i Bournemouth, Rayan dhe talenti gjerman i Bayern Munichut, Karl Lennart.

Në vendin e shtatë renditet marokeni i Lille, Ayyoub Bouadd me vlerë 50 milionë euro, ndërsa pas tij vjen brazilian i Real Madridit, Endrick, me 40 milionë euro dhe Ibrahim Mbaye i Senegalit me 30 milionë euro,
Dhjetëshja mbyllet me talentin boshnjak i RB Salzburg, Kerim Alajbegovic, i cili aktualisht vlerësohet 22 milionë euro. /Telegrafi/



































