LAJMI I FUNDIT:

Detajet e marrëveshjes mes Milanit, Chelseat dhe Juventusit për Higuain

Detajet e marrëveshjes mes Milanit, Chelseat dhe Juventusit për Higuain
Gonzalo Higuain te AC Milan (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

Gonzalo Higuain do të fluturojë për në Londër, pasi Milan, Juventus dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje.

Lajmin për mbylljen e marrëveshjes e jep Sky Sport Italia.


Marrëveshja u mbyll këtë mbrëmje (e martë), ku Higuain pritet të udhëtojë në mëngjesin e së mërkurës për në Londër në një linjë ajrore të rregullt në vend që të marrë një avion privat.

Reina dhe Biglia i thonë lamtumirë Higuainit: Po largohet një mik i madh
Lexo po ashtu Reina dhe Biglia i thonë lamtumirë Higuainit: Po largohet një mik i madh

Nëse kontrata e Higuain regjistrohet të mërkurën, atëherë ai do të ketë të drejtë të luajë kundër Tottenhamit të enjten.

Gonzalo Higuain sa isht te AC Milani . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Megjithatë, duhet punë e madhe pasi duhet  të kryhen testet mjekësore dhe pastaj kontrata të regjistrohet.

Higuain ishte pjesë e një efekti ‘domino’, pasi Milani arriti marrëveshje me Genoan për 35 milionë eurosh për Krzysztof Piatekun.

Edhe ky do të jetë të mërkurën në mëngjes për teste mjekësore në Milan.

Gonzalo Higuain . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Milan do ta ndërpresë huazimin e Higuain nga Juventusi, duke paguar vetëm 9 milionë euro, nga 18 milionë sa duhet të paguante për një vit.

Milani dhe Genoa kanë arritur marrëveshje për Piatekun: Pesë vite kontratë dhe dy milionë euro pagë për sulmuesin
Lexo po ashtu Milani dhe Genoa kanë arritur marrëveshje për Piatekun: Pesë vite kontratë dhe dy milionë euro pagë për sulmuesin

Mësohet që këtë shumë do të paguajë Chelsea, plus edhe pjesën e mbetur  të kartonit që është 36 milionë euro dhe që e posedon Juventusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori