LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga emisioni “Stend – Ap”, i cili shfaqet së shpejti në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni

Detaje të reja nga emisioni “Stend – Ap”, i cili shfaqet së shpejti në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni

Një projekt i ri dhe mjaft atraktiv së shpejti pritet t’i shtohet numrit të madh të emisioneve në vendin tonë.

Fjala është për një përballje – e cila vjen më ndryshe dhe si asnjëherë më parë një “Stand Up Battle”, nga 24 emisione të realizuara deri më tani.


Ky emision pritet të fillojë në muajin shtator, gjersa do garojnë nëntë performues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, e më pas do përzgjedhen tre nga secili vend.

Njëri nga garuesit është edhe Flakron Aliu, aktori i ri që momentalisht është mjaft i pëlqyer dhe i kërkuar nga publiku.

Siç e kemi paralajmëruar ditë më parë, temat do të jenë të veçanta dhe në fund një vlerësim do jepet edhe nga komisioni, pjesë e të cilit janë disa nga personazhet e famshme shqiptare.

Kjo juri përbëhet nga Dardan Islami – Kosovë, Visar Etemi – Maqedoni kurse Shqipërinë mësohet se do e prezantojë aktori Julian Deda.

Ndër të tjerash, Telegrafi bën të ditur se ky emision do të moderohet nga gazetarja e njohur, Rina Imeri.

Theksojmë që emisioni do të transmetohet në tri televizione nacionale, përfshirë Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe është bashkëpunim i produksionit nga Kosova dhe Maqedonia. /Telegrafi/