LAJMI I FUNDIT:

Dështon plani i Real Madridit – Haaland në bisedime me Manchester Cityn për rinovimin e kontratës

Dështon plani i Real Madridit – Haaland në bisedime me Manchester Cityn për rinovimin e kontratës

Manchester City raportohet se do të hapin bisedimet me Erling Haaland për të diskutuar rreth rinovimit të kontratës, diçka që do të vinte si goditje e rëndë për planet e Real Madridit.

Gjiganti spanjoll ishte lidhur me një transferim të sulmuesit norvegjez tash e sa kohë. Ata nuk ishin në gjendje të arrijnë një marrëveshje me Borussia Dortmundin më herët në afatin kalimtar dhe Haaland mori rrugë për në Ligën Premier, ku vlera e transferimit të tij kapte shifrën e 62 milionë eurove.


23-vjeçari filloi me paraqitje të mira në “Etihad Stadium” që në sezonin debutues, duke shënuar 52 gola në të gjitha kompeticionet duke udhëhequr kështu Cityn drejt triumfit në Ligën Premier, FA CUP dhe në Ligën e Kampionëve.

Ai ende ka edhe katër vitë të mbetura në kontratën e tij aktuale të nënshkruar verën e vitit të kaluar.

Real Madridi i bashkohet dy gjigantëve evropianë në garë për mbrojtësin sensacional argjentinas
Lexo po ashtu Real Madridi i bashkohet dy gjigantëve evropianë në garë për mbrojtësin sensacional argjentinas

Mediumi anglez “Daily Mail” raporton se City janë të etur për ta vazhduar kontratën e norvegjezit për të paktën edhe 12 muaj tjerë. Pritet që bisedime të mëtejshme të mbahen rreth klauzolës së lirimit të përfshirë në kontratën e Haaland, më njërën prej tyre që ka të bëjë me të ardhmen e Pep Guardiolas si trajner.

City shpreson të arrijë një marrëveshje së shpejti, me Realin që po e përcjell situatën nga larg.

Madrilenët do të donin ta kishin Haaland në radhët e tyre në “Santiago Bernabeu” dhe ta përforcojë edhe më tutje repartin ofensiv që mund të përfshijë edhe ardhjen e Kylian Mbappes, me fituesin e Kupës së Botës që thuhet se do të transferohet në Spanjë në vitin 2024, atëherë kur i skadon kontrata me PSG./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori