LAJMI I FUNDIT:

Dështoi në testet mjekësore, por Vainqueur bindi Monacon pasi iu tha se nuk dëshiron të marrë rrogë sa është i lënduar

Dështoi në testet mjekësore, por Vainqueur bindi Monacon pasi iu tha se nuk dëshiron të marrë rrogë sa është i lënduar
Foto: SPORF/Twitter

Dy ditë pasi dështoi në testet mjekësore për shkak të një problemi në muskulin e pasmë të pjesës së poshtëm të këmbës, William Vainqueur i është bashkuar Monacos në huazim nga Antalyaspor.

Edhe pse lëndimi në fjalë nuk ishte shumë serioz, klubi francez për një moment anuloi transferimin e tij pasi kishin nevojë për atë menjëherë.


Por, Monaco ndryshoi mendjen pasi sipas tyre lojtari ka një motiv dhe dëshirë të madhe për të luajtur për klubin e tyre.

Prezantimi nga Monaco (Foto: Monaco/Twitter)

Monaco është në vendin e 19-të në Ligue 1 dhe të dielën do të përballen me Marseillen. Pasi klubi është në rrezik për të rënë nga liga elitare franceze, zëvendës-presidenti Vadim Vasilyev tha se grupi ka nevojë për lojtarë me karakter të fortë si të Vainqueur.

“Pas pengesës që kishim në fillim, William tregoi vendosmëri dhe dëshirë të përfshihet në skuadër, gjë që na bëri të rishikojmë situatën prapë. Në këtë moment të vështirë ne kemi nevojë për lojtarë të mirë, por edhe për burra të vërtetë. Vlerat që tregoi ai na kanë bindur ta marrim”, ka thënë Vasilyev.

Por, në media është raportuar edhe për një detaj interesant, Vainqueur (që në gjuhen franceze do të thotë ‘fitues’), i ka kërkuar Monacos që mos t’ia paguajnë rrogën deri sa ai të rikthehet nga lëndimit dhe të fillojë të luajë.

“Kur kuptova se nuk isha gati, ndjenja ime fillestare ishte dëshpërim. Unë doja më të vërtetë të bartja këtë fanellë, kështu spontanisht iu bëra një ofertë”, ka thënë 30 vjeçari francez.

Henry i jep një shikim vrasës mbrojtësit 17 vjeçar të Monacos vetëm pse ky i fundit harroi ta rregullojë karrigen pas intervistës
Lexo po ashtu Henry i jep një shikim vrasës mbrojtësit 17 vjeçar të Monacos vetëm pse ky i fundit harroi ta rregullojë karrigen pas intervistës

Ai në të kaluarën në Ligue 1 ishte pjesë edhe e Nantes dhe Marseille, por gjatë karrierës së tij luajti edhe për Romën, Standard Liege dhe Dynamo Moscow.

Ky është transferimi i katër i skuadrës së Thierry Henry gjatë afatit kalimtar të janarit. Cesc Fabregas nga Chelsea, Fode Ballo-Toure nga Lille dhe 36 vjeçari brazilian nga Schalke, Naldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Formacionet zyrtare, Manchester City – Chelsea: Një mungesë e theksuar për Guardiolën

Formacionet zyrtare, Manchester City – Chelsea: Një mungesë e theksuar për Guardiolën

Premier League
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Superliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Kalo në kategori