LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i lojtarëve të talentuar te Real Madridi është i gjithi i Zinedine Zidanes

Dështimi i lojtarëve të talentuar te Real Madridi është i gjithi i Zinedine Zidanes
Ziendine Zidane (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Disa edicione më parë, Real Madridi vendosi që të ndryshonte strategjitë e tyre të transferimeve, duke u përkushtuar më shumë në idenë e transferimit të lojtarëve të rinj.

Tashmë e ditur se Los Blancos investonin vetëm në lojtarë që kishin treguar vetën në liga të ndryshme evropiane.


Por, është Zinedine Zidane ai që e ka shkatërruar të gjithë këtë plan që të investohet në lojtarët e talentuar.

Trajneri francez ndër vite ka larguar shumë lojtarë të talentuar nga Real Madridi, pasi më shumë është mbështetur në lojtarët e vjetër.

Kështu, lojtarët e talentuar që nuk kishin hapësirë në Santiago Bernabeu, u detyruan të kërkojnë klube ku do të mund të zhvilloheshin më shumë.

Theo Hernandez, Marcos Llorente, Alvaro Morata, Sergio Reguilon, Achraf Hakimi, Oscar Rodriguez, Jesus Vallejo, Brahim Diaz, Dani Ceballos, Takefusa Kubo, Borja Mayoral dhe Reinier Jesus, janë larguar nga Real Madridi.

Disa prej tyre janë shitur në mënyrë të përhershme, derisa disa të tjerë janë në formë të huazuar te klubet evropiane.

Mirëpo, këta nuk janë të fundit, pasi nga skuadra madrilene po largohet edhe Martin Odegaard, që është shumë afër të kompletojë kalimin te Arsenali.

Kështu,Florentino Perez mund të shkarkojë Zidanen me të përfunduar ky edicion në rast se nuk fiton trofe dhe për shkak të shkatërrimit të skuadrës së tyre me lojtarët që kanë dëshmuar vetën te skuadrat e tjera. /Telegrafi/