LAJMI I FUNDIT:

Deshon Minnis, amerikani i katërt te KB Rahoveci

Deshon Minnis, amerikani i katërt te KB Rahoveci
Deshon Minnis (Foto: Facebook/KB Rahoveci)

Rahoveci ka transferuar në radhët e veta edhe një tjetër basketbollist amerikan në kuadër të përforcimit të skuadrës.

Është fjala për lojtarin Deshon Minnis, i cili luan në pozitën 1 dhe ka qenë pjesë skuadrave në rangje të kolegjeve në SHBA.


“Klubi i basketbollit, Rahoveci, ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin e katërt të huaj për këtë edicion, amerikanin Deshon Minnis, i cili luan në pozitën 1”.

Lajmet për KB Rahoveci
Lexo po ashtu Lajmet për KB Rahoveci

“Minnis që vije nga Philadelphia ishte pjesë e disa skuadrave në rangje të kolegjeve në SHBA, ndërsa NCCA divizioni 1 ishte liga që i njëjti ka luajtur pjesën më të madhe gjatë karrierës së tij, konkretisht në Philadelphia Stars”.

“Minnis vjen në një moment të rëndësishëm për skuadrën dhe ambiciet tona këtë sezon, ndërsa i njëjti vetëm se ka arritur në Rahovec dhe janë drejt përfundimit procedurat tjera për të vazhduar tutje me përgatitjet me pjesën tjetër të ekipit që po vazhdon stërvitjet tash e dy javë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Deshon është amerikani i katërt që i bashkohet skuadrës së Rahovecit që ka transferuar edhe tra basketbollistë tjerë amerikanë.

Frederick Richardson, James Stanback dhe Amir Maddrid, janë lojtarët që e kanë përforcuar këtë ekip. /Telegrafi/