Capital T është i përkushtuar për ndërtimin dhe ruajtjen e figurës trupore dhe për këtë arsye është i rregullt në palestër.

Reperi kujdeset për fizikun e tij, ndërsa me raste nuk heziton ta tregojë suksesin e arritur përmes fotografive që i shpërndan në rrjete sociale.


Po ashtu, ai shpesh paraqitet si frymëzim për të rinjtë, në mënyrë që ata të ndjekin një mënyrë të shëndetshme jetësore.

kapo 3 (Foto: Instagram/truekapo)

Këto ditë, Trim Ademi ka publikuar fotografi në Instagram, në të cilat është shfaqur duke bërë ushtrime.

Ai i ka këshilluar të rinjtë që të bëjnë ushtrime, sa më herët aq më mirë. /Telegrafi/